Gazetari: Ja sa pagoi vajza e Berishës për t’i hequr kryedemokratit “non gratën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Anri Bala thotë për emisionin “Opinion” në Tv Klan se sipas tij vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi ka paguar 550 mijë Paund në gjyq për t’ia hequr kryedemokratit “non gratën” nga Mbretëria e Bashkuar.

Kjo deklaratë ka ngjallur debat në studio dhe Kaso i është drejtuar Balës duke i kërkuar që të nxjerrë fakte dhe prova në lidhje me pretendimin e tij.

Blendi Fevziu: A ka një tërheqje të amerikanëve ndaj SPAK-ut? Ti më the se kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar.

Anri Bala: Në informacionin tim, amerikanët kanë 1 vit e gjysëm që janë larguar të paktën tek kjo asistenca që deri diku ka qenë teknike apo për nevojat e SPAK-ut. Ka disa pasaktësi, ose nga se dëgjova nga Kaso kur përmendi çështjen McGonigal sepse ne e dimë shumë mirë çështjen McGonigal tha që “është një goditje ndaj Berishës”. Më fal, por Berisha nuk ka qenë kryetari i PD-së në atë kohë, ka qenë Basha.

Nëse ka ndodhur McGonigal, ka ndodhur për Bashën. Bashën deri para disa ditësh e kishim në Uashington dhe kjo nuk ka lidhje fare me Berishën. Kemi një problem shumë të madh kur themi se Berisha, llogarinë e ka vetëm me Amerikën. Llogaria tjetër që ka Berisha është me Mbretërinë e Bashkuar që është “non grata” edhe atje.

Ivi Kaso: Po çfarë lidhje ka kjo me temën?

Anri Bala: Ju nuk mund t’i besoni Amerikës kur doni ju dhe të mos i besoni kur… Për të hequr “non gratën” keni bërë gjyq në Mbretërinë e Bashkuar, 550 mijë Paund ka paguar vajza e Berishës.

Ivi Kaso: Ku e ke këtë? Nxirre. Është mashtrim.

Lexo edhe :  “Eh Babale, s’përdridhu!”/ Rama tregon çfarë ndodhi në gjyqin me Bardhin

Blendi Fevziu: A është informacion i konfirmuar ky?

Anri Bala: Po, është me letra, 550 mijë Paund.

Ivi Kaso: Ku i ke letrat? Nxirri, ose fol me fakte dhe prova./    S,M

Të fundit

A i qëndron idesë për të shkrirë SPAK? Berisha: Nuk bie dakord me një prokurori politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët është pyetur në lidhje me deklaratën e tij...

10 fakte që ndoshta nuk i keni ditur për muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më...

Dy italianë që na kujtojnë Toger Babën

Nga Frrok Çupi Të dy italianët i përkasin kohëve moderne; madje koha më moderne, domethënë ditës dje, e enjte, 27 shkurt. Të dy, politikanë senatorë,...

Zgjedhjet/ Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar nga arratia

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka fituar të drejtën për të votuar përmes postës, sot në mëngjes. Burime të Report TV konfirmuan se ish-numri dy i qeverisë ishte refuzuar...

Efektet negative që solli rënia e euros

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave në Kuadrin Makroekonomik dhe fiskal...

Lajme të tjera

Web TV