Më 28 shkurt 2025, Greqia po përjeton një nga protestat më të mëdha të viteve të fundit, në përvjetorin e dytë të tragjedisë hekurudhore në Tempi, ku humbën jetën 57 pasagjerë, shumica studentë. Në sheshin “Sintagma” të Athinës, rreth 2,000 protestues, kryesisht të rinj, po brohorasin slogane kundër qeverisë dhe policisë.
Këto protesta pasojnë një periudhë dyvjeçare pa ndëshkime për përgjegjësit e aksidentit, gjë që ka shkaktuar zemërim dhe pakënaqësi të thellë në mesin e qytetarëve. Sondazhet tregojnë se 68% e grekëve nuk besojnë se drejtësia do të vihet në vend për këtë ngjarje, ndërsa 77% janë të pakënaqur me përpjekjet e qeverisë për zbardhjen e çështjes.
Mbi 300 tubime janë zhvilluar në të gjithë vendin, ndërsa janë planifikuar edhe në qytete jashtë vendit./e.t