Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste ka të gjitha meritat për Reformën në Drejtësi, reformë e cila sipas tij nuk kishte për të ndodhur kurrë me qeveritë e mëparshme.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq dhe Vaqarr, teksa tha se më parë drejtësinë e bënte qeveria.
Rama tha gjithashtu se PS ndërmori këtë reformë për “t’i dhënë shpatën zonjës së drejtësisë, duke e ditur që ajo shpatë mund të priste edhe ‘koka’ nga PS”.
“Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK e GJKKO të jetë kap ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë dënuar, i lidhur ky person me ata që janë në qeveri. Këtë e kemi bërë ne, se kanë bërë të tjerët.
Thonë ‘po si e bëtë kur do kapeshin edhe njerëzit tuaj?’ Sepse misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik europian të shqiptarëve, kush merr përsipër të udhëheq duhet të marr përsipër të gjitha dhimbjet që ka një proces. Kjo është drejtësia dhe zonja që njihet si simboli i drejtësisë.
Shpatën e kësaj e kishte në dorë qeveria dhe priste kokat që donte dhe falte ato që nuk donte të priste, ne ja dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën duke pasur parasysh që ajo shpatë do pres koka që mund të jenë edhe tonat. Rrugë tjetër s’ka, ky është lidershipi i PS për të bërë shtet. Në 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun”, tha mes të tjerash kryeministri Rama./e.t