Nesër nis muaji shenjtë i Ramazanit/ Kreu i KMSH: Muaji i solidaritetit dhe unitetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët myslimanë në mbarë botën, përfshirë edhe Shqipërinë, nisin nesër, më 1 mars, muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit për ta, të cilën e kalojnë në përkushtim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muajit të bekuar (30 ditë), besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit. Dita e parë e Ramazanit është më 1 mars, ku koha e syfyrit për vendin tonë përkon në orën 04:39, ndërsa iftari në orën 17:37. Dita e fundit e Ramazanit është më 29 prill, ndërkaq Fitër Bajrami festohet më 30 mars.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj të bekuar, një mundësi për të rritur përkushtimin shpirtëror dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit.

“Të nderuar vëllezër dhe motra besimtare, Nesër, më 1 mars, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, një muaj i bekuar reflektimi, përkushtimi dhe pastrimi shpirtëror. Me zemrën plot mirënjohje ndaj Krijuesit të gjithësisë, i Cili na mundësoi ta arrijmë sërish këtë muaj të shenjtë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një agjërim të lehtë dhe të pranuar, si në emrin tim personal, po ashtu edhe në emër të institucionit që unë drejtoj.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar. Është një mundësi e artë për të shprehur falënderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve.

Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë. Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Lexo edhe :  “Salianjin, nuk e pritën demokratët”/ Berishës i interesonte që ai të mbahej në burg

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kur’an: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu siç u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”

(Sureja El-Bekare, ajeti 183)

Ky mesazh hyjnor na rikujton se agjërimi nuk është vetëm një sakrificë fizike, por një proces i thellë shpirtëror, që synon ndërtimin e një personaliteti të qëndrueshëm, të devotshëm dhe të mbushur me vlera të larta morale.

Të dashur besimtarë shqipfolës, kudo që jetoni e punoni, uroj që ky muaj i shenjtë të sjellë begati, paqe dhe harmoni në familjet tona dhe në mbarë shoqërinë.

Lusim Allahun Fuqiplotë që të na japë forcë, përkushtim dhe sinqeritet për ta jetuar këtë muaj në mënyrën më të mirë të mundshme, duke përfituar nga mirësitë dhe begatitë e tij të shumta.

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit”, shprehet Spahiu./  S,M

Të fundit

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Direktiva e Ramës, dorëhiqen 7 administratorë të njësive në Gjirokastër

Shtatë administratorë të njësive administrative në Bashkinë e Gjirokastrës kanë paraqitur dorëheqjen nga detyra. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë bashkisë, sipas të cilave...

Lajme të tjera

Web TV