Parrulla “Grenell – Hashim Thaçi” në faqen e malit të Pashtrikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sefer Pasha

Kthehesha nga Prishtina i ngarkuar emocionalisht. Dozat e trishtimit m’i kishin dhënë zgjedhjet në Kosovë. Megjithëse nuk isha votues, me mish e me shpirt, doja që të fitonte Partia Demokratike, e cila nuk mori ato rezultate që unë prisja.

Fitorja e Kurtit më befasoi. Me sa kisha mundur të përthithja ata që e votuan Kurtin ishin administrata e fryrë. Por gjithashtu kishte kosovar që kishin qenë kundër luftës e të tjerë të lidhur me një mijë fije me serbët. Këmbët e gjarpërit nuk gjenden. Mes kësaj lukunie gjeje tregëtar, udbashë, artist të paguar, krushqit me serbët, admirues të Vuçiçit e të Putinit.

Kjo ishte “sofra” e Kurtit. Ai kishte vite që investonte dhe ja doli. Edhe pse amerikanët u bën thirrje kosovarëve që të mos votohej Kurti “gdhenjtë’” nuk e dëgjuan. E hodhën votën në folenë e qyqes. Unë e ndoqa nga afër fushatën. Kurti nuk e zuri kurrë në gojë Hashim Thaçin dhe komandantët e tjerë, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Një kafe në Vërmicë të Prizrenit, ku ndaloi autobuzi i posagjerëve, më solli në vete. Efektin nuk e bëri kafja. Udhëtarët i hodhën sytë përtej Drinit të Bardhë. Kishte rënë dëborë dhe në faqen e malit ishte shkruar me bojë të kuqe me gërma të mëdha: –  “Grenell – Hashim Thaçi”. Poshtë emrave mbi dëborë shkruhej gjithashtu me gërma të gjata si lisat: – “Mirë se vjen Hashim Thaçi!”. I dërguari i Presidentut Tramp kishte thënë në festën e Pavarësisë në Prishtinë si këtu duhej të festonte dhe Komandanti i UÇK -së Hashim Thaçi. Kudo në Kosovë flitet për Grenellin.

Por zyrtarët e Prishtinës me gjithë Kurtin e zënë në “çark” nga rezultati i zgjedhjeve po heshtin në mënyrë të kobëshme. Kurti e do në Hagë Hashim Thaçin. Po koha nuk punon për të. Hashim Thaçi mbahet padrejtësisht në Hagë, edhe për faj të tij. Ja punuan me ligjin për krijmin e Gjykatës Specjale. Intriga qe befasuese. Shtëpia e organeve në Mat ishte si tek filmi “Përrallë nga e kaluara” e Anagnostit. Por lart ka Zot.

Fitorja e Trampit do t’i vijë në ndihmë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e të tjerëve. Ndjej emocjone të papërshkueshme në mënyrë të veçantë për Hashim Thaçin. E kam prekur çdo fije bari në piramidën dyzetë të malit të Pashtrikut, në vendin e quajtur Livadhi i Sulës. Hasjanët e quajnë kështu se sipas legjendës prijësi Sulejman Vokshi aty ka pushuar para se të ngjitej në majën më të lart 2174 metra të malit të Pashtrikut për të cilin këndohet dhe kënga: – /Sulejman Vokshi ka hypur në thep//Bash si zana po pisket//Po pisket si zanë Pashtriki//Unë Gjakovën se koriti/.

Kur Hashim Thaçi u nis për në Rambuje tek Livadhi i Sulës e kaloi kufirin. Po në atë vend do të vritej dhe Luan Haradinaj, të cilin i vëllai Rramushi e varrosi në toën e Sokolajve në fshatin Vlahën të Hasit. Por për legjendën e Kosovës Hashim Thaçi unë ruaj dhe një sekret. Kur ai u kthye nga Rambujeja udhëtojë nga Qafa e Malit, në Tropojë, Padesh, Koshare dhe vazhdoj për në Junik.

Lexo edhe :  Regjistrimi i emigrantëve në KQZ: Berati e Dibra më mirë, Vlora e Shkodra më keq

Pa e ditur se kush ishte me një grup shokësh e këmi përcjell nga Padeshi për në Koshare. Ishte natë. “Gjarpëri” në errësirë na dha dorën. Në të policisë kufitare të Tropojës nuk e dinim se kë po përcillnim për në Kosovë. Vonë e këmi marë vesh se “gjarpëri” kishte qenë Hashim Thaçi. E ruaj si kujtim të ndritur. E kam takuar pas luftës në Prishtinë, ku në zyrën e tij bëm dhe foto. Por nuk guxova që t’ja zë në gojë atë natën e Padeshit kur Komandanti u kthye nga Rambujeja.

Duke vëzhguar me udhëtarët parrullën “Grenell – Hashim Thaçi” në faqen e malit të Pashtrikut më parakalonte përpara syve karvani i jetës së këtij trimi legjendar. Ngjarejt nuk kanë të numëruar. Dervishi i Luzhës në Tropojë pati thënë se në Kosovë ka lindur një djal, i cili do të udhëheq luftën për çlirimin e Kosovës. Dervishi në Dragobi ka përmendur dhe emrin e Hashim Thaçit. Dhe Dervishit të Luzhës i doli fjala. Pas profecisë së Dervishit të Luzhës, disa vite më vonë, Hashim Thaçi e kaloi lumin e Drinit të Bardhë me not.

Druhej se  në ndonjë urë apo vah mos e kapinin udbashët, të cilët e ndiqnin këmba – këmbës. Ai i thau teshat pasi e kaloi kufirin dhe në qytetin e Krumës bleu një kostum të ri për në Rambuje. Bashkëshortja e Hashim Thaçit e ruan në gardorobë kostumin, që i shoqi e bleu në Krumë të Hasit.

Poshtë parrullës “Grenell – Hashim Thaçi” rrjedh si në dramë lumi i Drinit të Bardhë. Mes valëve të egra notojnë “ishuj” të bardhë. Dëbora që ka rënë në Pashtrik po e ul perden e dimrit. Po nuk i dihet. Në kreshtat e Pashtrikut bie dëborë dhe në qershor. Unë kam lexuar poetin spanjoll Rafael Cansi Nos. Ai i bëri zotit një lutje: -“O zot!

Na shpëto nga tërë kjo bukuri!”. Përveç dëborës gjatë gjithë bregut të Drinit kanë çelur bajamet e egra dhe kulumbritë. Sa shumë dëshirë që kam të bëj një kurorë për t’ja dhuruar Hashim Thaçit kur ai të mbrrijë në aeroportin “Adem Jashari”.                                                                      Mirë se vjen Hashim Thaçi! Të presim në Prishtinë dhe në Vlorën e Ismail Qemalit e të Isa Boletinit. Që në gjallje ja ngrite një përmendore vetes tënde. Dhe puna për ngritjen e monumentit nuk ka shumë kohë që ka filluar. Në studjo po e punon skulptori Muntaz Dhrami.

Të fundit

Efektet negative që solli rënia e euros

Numri i të punësuarve ka pësuar rënie me 13.1% në vitin 2024. sipas të dhënave nga Ministria e Financave...

Këto shenja të horoskopit do të jenë më me fat në muajin Mars

Dashi Me Venusin në retrogradë dhe Mërkurin në shenjën tuaj nga data 3 e muajit, e cila gjithashtu do ta ndjekë, dikush do të thoshte...

“Agaçi në arrati”/ Rama reagon pas akuzave të Berishës: Shpifje dhe sajesa…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreut të PD Sali Berisha, se Engjëll Agaçi është në arrati ndërsa laptopi i...

Vetëm pak minuta shi i vrullshëm, Durrësi mbulohet nga uji (Foto)

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje që disa rrugë në Durrës të mbulohen nga uji. Akset rrugore janë bërë të pakalueshme nga kalimtaret, por kanë...

Manjani: Rama duhet ta nxirrte Metën nga burgu, ja pse do t’i interesonte

Ylli Manjani ka folur lidhur mbi vendimin nga Gjykata e Lartë për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Ilir Metës. Manjani thekson se Rama...

Lajme të tjera

Web TV