Pullat fiskale do nisin prodhimin brenda marsit/ MF: Sqaron ankesat e bizneseve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas përfundimit të kontratës me kompaninë konçesionare pullat fiskale do të nisin të prodhohen brenda marsit 2025 nga shteti.Ministria e Financave ka sqaruar situatën pas shqetësimeve të ngritura nga biznesi që përdor pulla fiskale për mallrat e akcizës.

Prodhimi i pullave fiskale deri më datë 31.12.2024 është kryer nga shoqëria koncesionare “SICPA Security Solutions”.

Me përfundimin e kësaj kontrate, si dhe me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale nëpërmjet shoqërive shtetërore, gjatë vitit 2024 u ndërmorën ndryshimet e nevojshme ligjore për ngarkimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë, që vetë, ose nëpërmjet një shoqërie të krijuar prej saj, të mund të kryejë prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale.

Për këtë qëllim, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe u nënshkrua një marrëveshje për   krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV), me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të saj në menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.

Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështjetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe rritjen e besueshmërisë ndaj sistemit të pullave fiskale.

Në maj të vitit të kaluar, qeveria lajmëroi se do të përfundonte koncesionin e pullave fiskale me kompaninë SICPA-s duke e rikthyer shërbimin në pronësi të shtetit./K.K

Të fundit

Berisha ndan “tortën” e mandateve/ Sefa: Meta kërkon 4 mandate, Saliu po i kthen borxhin

Një ditë para primareve të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ndarë “tortën” e mandateve të sigurta me aleatët. 4 mandate...

Trump ironizon veshjen e Zelenksyt: Qenke veshur formalisht sot…!Ja reagimi i presidentit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u prit me batuta ironike nga presidenti Donald Trump. Sapo i shtrëngoi dorën Zelenskyn Trump tha: “Qenke veshur formalisht sot”,...

A ka agjentura të huaja sot në Tiranë ?

Nga ARTUR  AJAZI Për afro 45 vjet, Enver Hoxha thoshte gjithmonë, pas çdo fjalimi në pleniume dhe kongrese se “agjenturat e huaja janë zgjuar dhe...

Nesër nis muaji i Ramazanit/ Rama uron besimtarët: Agjërim të lehtë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me një postim për nisjen e muajit të Ramazanit, që do të fillojë nesër. Ai u ka dëshiruar...

Gjykata lëshon urdhër: Albin Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale!

Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar urdhër me të cilin e detyron kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e...

Lajme të tjera

Web TV