Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal tek reforma në drejtësi për të cilën tha se është meritë e PS.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama nga takimi me asambletë socialiste të njësive 1, 2, Pezë, Ndroq, Vaqarr u ndal tek reforma në drejtësi për të cilën tha se është meritë e PS.
Kryeministri theksoi se, shpata iu dha drejtësisë nga PS dhe u morë parasysh edhe fakti që mund të hetonte nga radhët e PS.
‘Arsyeja tjetër pse duhet të jeni krenar është lufta kundër korrupsionit, e kemi bërë ne nëse s’do ta kishim bërë ne, do të duhet të na tregonin se kur ka ndodhur më parë kjo. Unë s’di që nga 1912 dhe deri pasi ne kaluam reformën dhe pasi u ngrit SPAK dhe GJKKO të jetë kap ndonjë person publik politik nga një prokuror dhe gjykatës, të jetë bërë hetimi dhe të jetë bërë dënimi, i lidhur ky person me ata që janë në qeveri. Këtë e kemi bërë ne, se kanë bërë të tjerët. Thonë po si e bëtë kur do kapeshin edhe njerëzit tuaj, sepse misioni i PS është të bëjë shtetin demokratik europian të shqiptarëve, kush merr përsipër të udhëheq duhet të marr përsipër të gjitha dhimbjet që ka një proces. Kjo është drejtësia dhe zonja që njihet si simboli i drejtësisë, shpatën e kësaj e kishte në dorë qeveria dhe priste kokat që donte dhe falte ato që nuk donte të priste, ne ja dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën duke pasur parasysh që ajo shpatë do pres koka që mund të jenë edhe tonat. Por, ama nëse e shohim në pikturën e madhe të interesit kombëtar është e vetmja rrugë që kemi një drejtësi që nuk pyet sa i gjatë je dhe sa i shkurtër, je i pasur apo i varfër, ose sa miq ke, por të gjykon në bazë të marrëdhënies tënde me ligjin.ëtu po ndodhin edhe gjëra që s’janë korrekte, ka prokurori ka edhe gjykatë. Kjo ka shpatën dhe ka edhe peshoren dhe peshorja është për të peshuar faktet e të dyja palëve dhe ka sytë e mbuluar sepse duhet të jetë e verbër që s’ka kuptim kush është ky dhe ai, por nga anon peshorja dhe në këtë aspekt duhet akoma shumë durim. Ne i kemi dhënë shpatën që të ndërhyje sipas vendimeve të veta, gabime bëjnë të gjithë. Gabimet tona nëse rruga shtrohet pa cilësi është gabim i madh, por në fund do shtrohet me cilësinë e duhur, por nëse dikush goditet padrejtësisht shkatërrohet një jetë familjare dhe dhimbja është shumë e fortë. Rrugë tjetër s’ka ky është lidershipi i PS, për të bërë shtet. Në 11 maj i kemi ndarë, ne me shoqen fitore ata me Noc Rrokun’, tha ai./k.k