Asani shkëlqen në Korenë e Jugut, dygolëshi i sulmuesit shqiptar i jep fitoren Ggwangjus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, vazhdon të spikasë në kampionatin elitar të Koresë së Jugut.

Të shtunën, ai realizoi dy gola vendimtarë në triumfin 2-1 të Gwangjus kundër Anyangut, duke i siguruar ekipit të tij tri pikë të rëndësishme.

Takimi i vlefshëm për javën e tretë nisi me avantazhin e Anyangut, që kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e Bruno Motas. Megjithatë, Gwangju arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë, falë shkëlqimit të Asanit.

Sulmuesi shqiptar barazoi rezultatin në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 89-të vulosi fitoren me një gol të bukur, të ndihmuar edhe nga një devijim.

Me këtë dygolësh, Asani e çon në tre numrin e golave në po aq ndeshje të luajtura këtë sezon, duke u konfirmuar si një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Pas tre javësh kampionat, Gwangju numëron pesë pikë dhe vazhdon garën me ambicie të larta./ D.C

Të fundit

Avioni merr flakë gjatë fluturimit dhe bën ulje emergjente,ja çfarë e shkaktoi incidentit

Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në...

Volodymyr Zelensky: Heroi kamikaz

Me shumë gjasa, Volodymyr Zelensky nuk kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar të hynte në histori, edhe një herë tjetër, si...

Primaret e PD-së/ Fillon procesi i numërimit, kutia e Konispolit rezulton me parregullësi

Hapja e kutisë së Konispolit ka rezultuar me parregullsi të shumta, pasi në këtë kuti janë gjetur 20 fletë votimi më shumë se nga...

Vota e diasporës/ Berisha nëser ne ora 13.00 takim në Milano

Në kuadër të takimeve, me diasporën për zgjedhjet e 11 majit lideri i opozitës shqiptare do të zhvillojë një takim në Milano, Itali. Njoftimin për...

“Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, Rama publikon pamjet nga përgatitja e skenës në Athinë

Ditën e nesërme kreu i qeverisë do të jetë në Athinë, ku do të marrë pjesë në Panairin e Punës, me shqiptarët që jetojnë...

Lajme të tjera

Web TV