Nis sot muaji i shenjtë i Ramazanit, presidenti Begaj uron besimtarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Bajram Begaj uroi sot në ditën e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit besimtarët myslimanë.

“Ramazan sa më të begatë e agjërim sa më të lehtë për të gjithë besimtarët myslimanë!
Uroj që bujaria dhe solidariteti, dy tipare thelbësore të këtij muaji, të mbizotërojnë te secili nga ne për t’u afruar më shumë me Zotin. Le të kujtojmë e të kujdesemi dhe për ata që pamundësia i ka bërë të mos gëzohen si gjithë të tjerët, e t’i ndihmojmë me bindjen e plotë se dhënësi përfiton më shumë se marrësi.
Muaji i Ramazanit mbart në vetvete edhe një tjetër bekim: mundësinë për të ruajtur lidhjet familjare e për të respektuar çdokënd me të cilët bashkëndajmë këtë vend.
Le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për t’u bërë më të mirë e për ta bërë edhe vendin tonë më të begatë!”, shkroi Presidenti Begaj në llogarinë e tij në rrjetin social facebook./e.t

Të fundit

Njihen vitet e punës para ’94, ja si të aplikoni për pension

Mbi 30 mijë qytetarëve do t’u njihet periudha e punësimit para vitit 1994, pa pasur nevojën e hapjes së...

“U rrënqetha”, ish-banori BBV rrëfen lidhjen e veçantë me UÇK-në

Ish konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Atilla Kardesh ka dhënë një intervistë për Prive. Përgjatë intervistës, Atilla rrëfeu risitë nga jeta personale e...

Analiza/ Si mund të vazhdohet pas skandalit në Shtëpinë e Bardhë?

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë: një president amerikan fyen presidentin e një vendi tjetër në Zyrën Ovale para kamerave televizive dhe më pas...

Bashkëshortja feston 40-vjetorin, Mark Zuckerberg bën performancën e pazakontë

Mark Zuckerberg tërhoqi vëmendjen gjatë ditëlindjes së bashkëshortes së tij, Priscilla Chan. Ai surprizoi gruan e tij në 40-vjetorin e saj me një performancë...

Veliaj publikon videon/ Ja çfarë më faturoi si korrupsion prokurori ndërtues

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale nga paraburgimi i Durrësit. Duke treguar një shtëpi modeste njëkatëshe në Yrshek,...

Lajme të tjera

Web TV