Prej nisjes së procesit të primareve në Qarkun e Korçës, procesi ka pasur problematika.
Sipas informacioneve për Report Tv, disa anëtarë te vjetër të partisë demokratike nuk janë lejuar të votojnë pasi nuk kanë pasur emrat në listë.
Njëri nga anëtarët në Pogradec, pasi nuk u lejua të votonte tha se i është hequr emri nga lista dhe nuk ushtroi të drejtën e votës. Situata të tilla janë persëritur në të gjitha degët ku po mbahen aktualisht votimet.
‘Unë nuk votova nuk e kisha e emrin, unë jam që në ‘93 anëtarë i partisë, jam demokrat dhe i persekutuar i burgjeve. Erdha para një jave të merrja testerin e ri dhe më thanë lejohet që të votohet, tani nuk e gjeta’, tha ai. /e.t