Testamenti i Anastasit: I fal ata që më penguan…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Testament i Kryepiskopit të Tiranës, Durrës dhe gjithë Shqipërisë, Anastasit:
“I bekuar qoftë emir yt o Zot. Me mirënjohje të thellë reflejktoj mbi vitet që kam kaluar në këtë tokë, në këtë anije kozmike kozmike me drejtim drejt të pakufishmes.

Të falenderoj që më zbulove që lumturia është dashuria. Ti dhe më thirre që nga fëmijëria ime në një pjesëmarrje active në aventurën e dahsurisë sate, duke më denjësuar me hirin e kishës, të jetoj si një qelizë në trupin mistik të Krishtit, në një kishë të shenjtë. Të falenderoj Ty sepse pavarësisht varfërisë dhe dobësisë sime shpirtërore më pranove që t’i shërbej njeriut në kufij të ndryshëm gjeografikë dhe shoqërorë, duke soditur misterin e ngjalljes.

Falenderoj gjithashtu nga thellësia e zemrës sime prindërit e mi të paharruar, mësuesit e mi kryepriftërinjtë dhe udhëheqësit shpirtërorë që më mbështetën në udhëtimin tim shpirtëror. Të afërmit e mi të dashur, vëllezërit dhe motrat sipas mishit dhe frymës, bashkëpunëtorët në misiomin ungjillor, studentët dhe ish studentët e mi, vëllezërit e dashur afrikënë dhe së fundmi popullin e zgjehdur të zotit, kishën e Shqipërisë për dashurinë e tyre të përzemërt.
Me hirin e Perëndisë, nuk kam as pasuri të paluajtshme, as të luajtshme. Çdo gjë që kam fituar ndër vite, tashmë është vënë në shërbim të veprave të dashurisë. Depozitat financiare në emrin tim si Kryepiskop i përkasin Kishës së Shqipërisë. I lutem ekzekutuesve të testamentit tim që gjysma e shumës së këtyre depozitave të përdoret për përfundimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Ndërsa gjysma tjetër të ruhet dhe të investohet në mënyrë të përshtatshme, duke siguruar që të ardhurat nga këto investime të përdoren për mbështetjen e pagave të klerikëve dhe për zhvillimin e programeve rinore të kishës së Shqipërisë.

 

Të drejtat e autorit nga shitja e librave të mi, lutem të depozitohen në qendrën ndërortodokse. Ekzekutues të këtij testamenti caktoj Kryepiskopin që do të më pasojë dhe kryesekretarin e Sinodit të Shenjtë, Mitropolitin e Amantias Nathanail.
Të lartëpërmendurit le të kujdesen që ato pak sende që kam përdorur t’u ndahen në shenjë kujtimi bashkëpunëtorëve, të cilët me përkushtim dhe vetëmohim ecën krah meje dhe shërbyen me mua.

Librat e mi, të dorëzohen në bibliotekën teologjike ortodokse “Ngjallja e Krishtit. Ndërsa disa prej tyre në mënyrë simbolike t’u dhurohen Mitropolive të tjera.
Gjatë jetës time duke shërbyer në pozicione të ndryshme, padiskutim kam lënduar shumë vetë. Qoftë nga dobësia, qoftë nga rrëmbimi i çastit. Në këtë orë të shenjtë të përshëndetjes kërkoj ndjesën e tyre nga thellësia e shpirtit i fal të gjithë ata që me dashje apo pavetëdije, me padrejtësi, intriga dhe shpifje e bënë udhëtimin tim më të vështirë, më të mundimshëm. Me fuqitë e mia të pakëta, u përpoqa të shërbej në hapjen e horizontit të ortodoksëve ndaj përgjegjësisë sonë apostolike dhe ikumenike në Greqi, në Afrikë, në arenën ndërkombëtare kishtare dhe veçanërisht që nga viti 1991 iu përkushtova ringritjes së kishës së shumëvuajtur të Shqipërisë, të cilën e desha me gjithë shpirt. Çdo gjë thelbësore që është arritur i përket hirit të Perëndisë. Dhe tani vëllezërit e mi, bashkëpunëtorë, bijtë e mi të dashur shpirtërorë në Shqipëri, në Greqi, në Afrikë dhe në vendet e tjera të botës, gëzimi dhe kurora ime, iu përshëndes për herë të fundit, duke iu uruar atë që mund të dëshirojmë shumë dhe ul gjunjët e mi përpara Atit të Zotit tonë Jezu Krisht, që t’ju japë juve sipas pasurisë së Lavdisë së tij të forcoheni në fuqi me anëne shpirtit të tij në njeriun e brendshëm që të rrijë Krishti në zemrat tuaja me anën e besimit, që të rrënjosur e të themeluar në dashuri të mund të kuptonmi bashkë me gjithë shenjtorët se ç’është gjerësia dhe gjatësia dhe thellësia, lartësia dhe të njihni dashurinë e Krishtit.

Lexo edhe :  Tiranë/ Ra në një gropë me ujë në një pallat të papërfunduar, ndërron jetë 60-vjeçari

“Ju lutem mos reshtnmi së luturi që Perëndia të më mëshirojë dhe mua shërbëtorin e tij mëkatar dhe të më pranojë të penduar në pafundësinë e dashurisë së tij. Edhe atij që sipas fuqisë që veprohet tek ne, mund të bëjë shumë më tepër nga të gjithë sa kërkojmë ose mendojmë. Atij i qoftë Lavdia në Kishë, me anë të Jezu krishtit në gjithë brezat e jetës së jetëve Amin!”
“Më i vogli ndër Episkopët, Anastasi Kryepiskopi i Tiranës. Tiranë 10 Mars 1997, e korrigjuar më 27 qershor 2008, e korrigjuar më 24 qershor 2015./k.k

Të fundit

Të lësh PD-në të bëjë zgjedhje!

Nga Mero Baze Votimet e sotme në degët e Partisë Demokratike në gjithë Shqipërinë për një listë kandidatësh të mundshëm...

Britania e Madhe zbulon planin me 4 pika që do t’i paraqitet Trump për paqen në Ukrainë

Kryeministri britanik, Keir Starmer, pas samitit me liderët europianë, tha se Britania e Madhe, Franca dhe vendet e tjera do të hartojnë një plan...

Tjetër çift në BBV? Aldo shpreh ndienjat e tij ndaj banores simpatike

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua...

Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Ish-deputeti i PD, Myslym Murrizi nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale theksoi se rezultati i Primareve në Tiranë po vonohet më shumë se çduhet...

Spahiu sfidon Trump: A do të jetë i butë me Putinin si me Zelenskyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e poshtëroi publikisht homologun e tij të Ukrainës, Zelensky. Ky është mendimi që ndan në analizën e tij...

Lajme të tjera

Web TV