Barazim 2-2 mes Laçit dhe Vllaznisë, në ndeshjen e Superiores. Kurbinasit kaluan në epërsi që në minutën e 11-të me Myrtën. Vendasit befasuan sërish në të 26-tën, me anë të Tresës.
Shkodranët reaguan mjaft mirë në pjesën e dytë dhe barazuan llogaritë. Çoba shkurtoi diferencat, ndërsa Mensah vendosi ekuilibrat.
Me këtë rezultat, Vllaznia është në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Laçi në vendin e pestë me 31 pikë./k.k