Zelensky do të takohet me mbretin Charles, çfarë pritet të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet me Mbretin Charles gjatë vizitës së tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Zëdhënësi i Zelenksyt, Sergiy Nykyforov konfirmoi lajmin për Afp. Ai shtoi se Zelensky do të takohet me Starmer në orën 17:15 të shtunën dhe më pas me mbretin Charles III dhe një grup aleatësh evropianë të dielën.

Udhëheqësit evropianë pritet të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Londër të dielën, ku do të diskutohet mbi një plan paqeje për Ukrainën.

“Kryeministri dhe Presidenti Zelenskyy do të takohen këtë pasdite”, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit Starmer.

Takimi pason shkëmbimet e nxehta mes Presidentit ukrainas Zelenskyy dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë lidhur me luftën kundër Rusisë dhe me paralajmërimin e Presidentit amerikan se Shtetet e Bashkuara mund të tërheqin mbështetjen për Ukrainën.

Kryeministri Starmer zhvilloi biseda telefonike me Presidentët Trump dhe Zelenskyy të premten ndërsa shprehu “mbështetjen e tij të palëkundur” për Ukrainën, duke iu bashkuara deklaratave të ngjashme të mbështetjes për Presidentin Zelenskyy nga udhëheqës të tjerë evropianë, të cilët u zotuan të qëndrojnë përkrah Ukrainës./k.k

Të fundit

Operacioni i përbashkët i SPAK, AMP dhe Policisë së Shtetit, kush janë të arrestuarit?

Prokuroria e Posaçme, AMP dhe Policia e Shtetit kanë realizuar një tjetër operacion të gjerë ku janë goditur disa...

Macron telefonon presidentët Trump dhe Zelensky pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky "për qetësi, respekt dhe njohje të ndërsjellë", një ditë pas përplasjes së bujshme mes tyre...

Presidenti Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor

“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i...

Avioni merr flakë gjatë fluturimit dhe bën ulje emergjente,ja çfarë e shkaktoi incidentit

Një aeroplan mallrash, i kompanisë postare FedEx, ka bër një ulje emergjente për shkak të zjarrit që shpërtheu në motor gjatë fluturimit. Menjëherë pas ngritjes...

Volodymyr Zelensky: Heroi kamikaz

Me shumë gjasa, Volodymyr Zelensky nuk kishte shkuar në Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar të hynte në histori, edhe një herë tjetër, si...

Lajme të tjera

Web TV