Kthesa e beftë e politikës amerikane: “Kosova të bëhet më e dëgjueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përplasja diplomatike në Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shtangu aleatët e tyre gjetkë. Udhëheqësit e BE-së nxituan të rikonfirmonin mbështetjen për Kievin, duke u zotuar se do të punojnë së bashku drejt paqes së qëndrueshme. Transformimi i shpejtë i politikës amerikane vjen pas viteve të izolimit të Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës dhe, pashmangshëm, shtron pyetjen: a mund të përballet Kosova me fat të ngjashëm në mosmarrëveshjen e saj me Serbinë? Disa analistë thonë jo, por, në të njëjtën kohë, sugjerojnë që Kosova të bëhet “më e dëgjueshme”.

Prej se Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara ishin mbështetëset kryesore të Kievit – si në aspektin ushtarak, ashtu edhe atë diplomatik. Por sot, tre vjet më vonë, presidenti amerikan, Donald Trump, tingëllon më dashamirës ndaj Rusisë sesa Ukrainës.
Gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, Trump dhe zëvendësi i tij, JD Vance, patën një shkëmbim të tensionuar fjalësh me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe e ndërprenë disa herë njëri-tjetrin./kb

Të fundit

Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se lejet e drejtimit...

Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e PS/ Takimi i kryeministrit, në fundjavë në Tiranë

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Partisë...

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

  Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024...

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars. Për këtë, kreu i KQZ-së, Ilirjan...

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit...

Lajme të tjera

Web TV