Prej 2 javësh i shtruar në spital, Vatikani jep detaje për shëndetin e Papës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku i cili ndodhet i shtruar në spital për më shumë se dy javë dhe po përballet me pneumoni të dyfishtë, është në gjendje të qëndrueshme, pasi kaloi “një natë të qetë”.

Në përditësimin e fundit lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit 88-vjeçar të Kishës Katolike, Vatikani njoftoi se Papa po vazhdon të pushojë dhe gjendja e tij paraqitet stabël.

Mbrëmjen e djeshme, Vatikani tha se Papa po merrte oksigjen, por nuk kishte temperaturë, po hante, ishte i vetëdijshëm dhe po lutej.

Parametrat e tij hemodinamikë – që lidhen me qarkullimin e gjakut – po ashtu janë stabël dhe Papa nuk ka numër të lartë të qelizave të bardha në gjak, që shpesh tregojnë për një infeksion, tha Vatikani, duke shtuar se prognoza, sikurse në ditët paraprake, mbetet e “rezervuar”.

Françesku, që udhëheq 1.4 miliardë katolikë në mbarë botën, u shtrua në spitalin Gemelli të Romës më 14 shkurt me bronkit që shumë shpejt u zhvillua në pneumoni në dy mushkëritë.

Fundjavën e kaluar, Vatikani raportoi se ai ishte në gjendje “kritike”, pasi kishte pësuar një sulm të madh respirator, duke nxitur shqetësime për gjendjen e Papës.

Pas një sërë raportimesh se gjendja i ishte përmirësuar, të premten Vatikani tha se Françesku kishte pësuar një krizë të izoluar të frymëmarrjes.

Katolikët dhe të tjerë në mbarë botën janë lutur për shëndetin e Papës, i cili udhëheq me Kishën që pothuajse 12 vjet.

Besimtarët kanë shkuar vazhdimisht pranë spitalit Gemelli dhe janë lutur për Papën, kanë lënë mesazhe të shkruara për të, përfshirë edhe poster të krijuar nga fëmijët.

Në dy vjetët e fundit Papa është përballur me disa probleme shëndetësore. Ai është i prirë ndaj infeksioneve në mushkëri për shkak se kur kishte qenë i ri kishte hequr një pjesë të mushkërive./   S,M

Të fundit

Njihen lejet e drejtimit të Shqipërisë dhe të Kosovës edhe në Austri

Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ndau lajmin se lejet e drejtimit...

Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e PS/ Takimi i kryeministrit, në fundjavë në Tiranë

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit politikë dhe kryesinë e Partisë...

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

  Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024...

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars. Për këtë, kreu i KQZ-së, Ilirjan...

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit...

Lajme të tjera

Web TV