Trump cakton anglishten si gjuhë zyrtare të SHBA-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me një urdhër ekzekutiv presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka caktuar anglishten si gjuhë zyrtare të Shteteve të Bashkuara.

Dekreti, i lëshuar dje vonë në mbrëmje, i lejon autoritetet të komunikojnë ekskluzivisht në anglisht.

Ky veprim anulon një urdhër të ish-presidentit Bill Clinton që përcakton se dokumentet zyrtare duhet të vihen në dispozicion në gjuhë të tjera për të ndihmuar banorët me anglishte të dobët.

Anglishtja është deri tani gjuha më e folur në SHBA dhe përdoret për komunikim zyrtar.

Megjithatë, ndryshe nga disa nga 50 shtetet, nuk ka pasur gjuhë zyrtare në nivel federal.

Shumë autoritete publikojnë gjithashtu dokumentet e tyre në spanjisht, gjuha e dytë më e folur në vend.

“Vendosja e anglishtes si gjuhë zyrtare jo vetëm që do të thjeshtojë komunikimin, por gjithashtu do të përforcojë vlerat e përbashkëta kombëtare dhe do të krijojë një shoqëri më kohezive dhe efikase”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Teksti argumentonte se ”mësimi i anglishtes i ndihmon emigrantët të fitojnë terren në tregun e punës, por edhe të angazhohen në komunitetet e tyre, të marrin pjesë në traditat kombëtare dhe t’i japin kthim shoqërisë sonë”.

Megjithatë, organizatat amerikane kanë paralajmëruar se vendimi do të përdoret për të përjashtuar fëmijët me prejardhje migrante në shkolla.

Menjëherë pasi Trump u kthye në detyrë në janar, faqja e internetit e Shtëpisë së Bardhë në gjuhën spanjolle u hoq./   S,M

Të fundit

Rama mbledh ministrat dhe kryesinë e PS/ Takimi i kryeministrit, në fundjavë në Tiranë

TIRANË- Kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në fundjavë (7 dhe 8 mars) në vilën qeveritare në Tiranë ministrat, drejtuesit...

Pronat e konfiskuara të krimit dhe korrupsionit ,ja sa arrin vlera e tyre vetëm në Tiranë

  Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024...

Kërkesa e PD për shtyrjen e afatit të regjistrimit të diasporës, PS kundër

Partia Demokratike ka kërkuar shtyrjen e afatit për regjistrimin e diasporës për të mos përfunduar më 4 mars. Për këtë, kreu i KQZ-së, Ilirjan...

Londër, formohet “Koalicioni i të Vullnetshmëve”

Britania Madhe dhe Franca duan të avancojnë në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Vende të tjera janë të gatshme t’i bashkohen një “koalicionit...

“Mos e ngatërroni zotin Meta me Erion Veliajn”, Kryemadhi flet pas paraqitjes në SPAK

Pas paraqitjes së saj në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi foli për mediat. E veshur me rroba ngjyrë lejla (ngjyra e...

Lajme të tjera

Web TV