Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kreu i qeverisë e ka quajtur bashkimin rreth koalicionit opozitar “Fronti i Noc Rrokut”.
Ne video shihen katër bufa, ku në sfond dërgohet një pjesë e shkëputur nga fjala e Berishës “Po a kanë një alternativë tjetër për të kontribuar në largimin e Edi Ramës përveç se krijimit të një fronti të përbashkët opozitar?”
Kujtojmë se koalicioni i quajtur “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” përmban 26 parti dhe drejtues i saj do të jetë Sali Berisha.