Kreu i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë orët e fundit për tu regjistruar për zgjedhjet e 11 majit. Berisha nënvizon se Rama nuk i shtyn afatet pasi sipas tij se ka frikë dhe është i pashpresë për zgjedhjet.
“Ky refuzim është përjashtimi nga e drejta e votimit, nga të paktën sipas shfrave zyrtare 500 mijë shqiptarë jashtë vednin që i kanë patur dokumentat e skaduara, pa përfshirë qindra mijëra të tjerë që nuk disponojnë dokumenta të lëshuara në Shqipëri por në vendet që ata jetojnë, me këtë vendin Rama firmos turpin e tij dhe dëshmon se është i pashpresë në zgjedhjet e 11 majit.
Shfytëzoj për tu bërë thirrje shqiptarëve që ti shfrytëzojnë orët që kanë mbetur për tu regjistruar. Ndërkohë thirrja e fundit është për përfaqësuesit e KQZ që të kundërshtojnë vendimin e Edi Ramës dhe të votojnë për përfaqësuesit e opozitës.
Nuk do bëhen mercenarë për të votuar mbi 500 mijë shqiptarë jashtë vendit. Ftoj përfaqësuesit e PS të tregohen përfaqësues të vërtetë dhe jo të kenë frikë nga Rama.”, tha Berisha./ S,M