Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti bëri një paraqitje mahnitëse në eventin prestigjoz të “Oscar” të mbajtur në Los Angeles.
Ajo tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve me elegancën dhe stilin e saj unik.
Bleona u shfaq me një fustan të gjatë dhe tërësisht transparent, i mbushur me detaje vezulluese dhe gurë të çmuar duke krijuar kështu një efekt magjik nën dritat e tapetit të kuq.
Dizajni unik përfshinte një prerje të guximshme në pjesën e përparme, me rripa të kryqëzuar që theksonin bustin, duke i dhënë një prekje elegante dhe sensuale njëkohësisht.
Krahas fotos të postuar në “Instagram” këngëtarja shkruan“Sa i përket natës së shkuar. Oscars 2025”.
Ceremonia e 97-të e “Oscars”, e mbajtur në Los Angeles, kurorëzoi “Anora” si fituesin absolut të mbrëmjes.
Filmi i regjisorit Sean Baker fitoi pesë çmime, duke përfshirë atë për ‘Filmin më të mirë’, ‘Regjinë më të mirë’, ‘Skenarin më të mirë origjinal ‘dhe ‘Editimin më të mirë’./K.K