Vendimi i presidentit të SHBA, Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në Kiev, duke u parë si një përfitim i drejtpërdrejtë për Rusinë.
“Është si një goditje me thikë në shpinë. Ne po llogarisnim tek ata dhe ende po llogarisim,” tha për AFP, Sofia, një asistente financiare 33-vjeçare në Kiev.
Në frontin lindor të Ukrainës, Oleksiy, një ushtarak 26-vjeçar, theksoi se vendi do të duhet të gjejë mënyra alternative për të kompensuar mungesën e ndihmës:
“Të paktën, Evropa është ende e interesuar për këtë. Nëse rusët pushtojnë Ukrainën, Evropa do të jetë e ardhmja,” tha ai.
Ndërkohë, komentatori ukrainas Denys Kazansky tha se pezullimi i ndihmës amerikane kontraston me mbështetjen e pandërprerë që Rusia merr nga Koreja e Veriut dhe Irani.
“Ne jetojmë në një realitet ku SHBA është bërë aleate me Korenë e Veriut, Rusinë dhe Iranin duke i ndihmuar ata të kryejnë agresion kundër një vendi evropian,” shkroi ai në rrjetet sociale.
Vendimi i Trump pritet të thellojë tensionet midis Uashingtonit dhe Kievit, në një kohë kur Ukraina po përballet me një situatë të vështirë në front./kb