Barazimi kundër Napolit në fund ndoshta është lajmi më pak negativ i ndeshjes për Interin. Trajneri Simone Inzaghit iu desh që të bënte 2 zëvendësime të detyruara për Dimarcon dhe Hakan Calhanoglu.
I pari pësoi një dëmtim muskulor dhe gjasat janë që të mungojë për një kohë më të gjatë. Turku mori një goditje dhe frika për përsëritjen e një dëmtimi është e madhe. Por në prag të sfidës kundër Feyenoordit, që do të luhet ditën e mërkurë trajneri duhet t’i bëjë llogaritë pa lojtarët anësorë.
I vetmi futbollist roli që është në dispozicion të trajnerit është Denzel Dumfries që për shumë minuta kundër Napolit u spostua si anësor i majtë dhe Pavard u aktivizua në krahun e djathtë. Dimarco do ta humbasë këtë sfidë në Champions, ashtu siç nuk janë të gatshëm as zëvendësuesit e tij Carlos Augusto dhe Zalewski.
Edhe Darmian është i dëmtuar dhe trajneri Inzagi duhet patjetër që të bëjë diçka për të mos dështuar në duelin e parë dhe vendimtar në Ligën e Kampioneve. Dëmtimet kanë qenë të shumta në këtë periudhë dhe forma fizike aspak optimale./ D.C