Këlliçi: PD mbetet partia e rebelëve kundër sistemit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Tiranës për Partinë Demokratike, Belind Këlliçi, foli rreth procesit të primareve të zhvilluara të dielën.

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se primaret ishin një proces unik për nga organizimi, ndërsa pati një interes të lartë nga anëtarët e PD për të votuar.

Këlliçi shtoi ndër të tjera se Partia Demokratike është partia e rebelëve kundër sistemit.

“Në primaret e PD, shqiptarët panë një proces që nuk e kishin parë asnjëherë më parë. Panë një proces që është unik për nga organizimi, prodhoi një interes të jashtëzakonshëm. Mbi 50,800 anëtarë të PD, dolën për të votuar. Në Tiranë ka patur një shifër rekord pjesëmarrje, 13 mijë e 50 votues në mos gaboj. Një interes shumë të madh për të marrë pjesë, për të votuar dhe fuqizuar anëtarësinë. Diçka që ishte premtuar në Kuvendin e Rithemelimit në dhjetor të vitit 2021 dhe që u bë realitet këtë fundjavë.

Hera e dytë që ndodhi, sepse hera e parë ishte në vitin 2023 për përzgjedhjen e kandidatëve për pushtetin lokal dhe kësaj radhe kishte interes shumë të shtuar edhe për shkak se numri i kandidatëve ishte shumë herë më i madh. Duhet thënë që PD, mbetet partia e rebelëve kundër sistemit, që rrëzuan diktaturën dhe njerëzve që janë përherë rebelë në qasjen e tyre”, tha Këlliçi./    S,M

Të fundit

Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

Evropa duhet të forcojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe ushtarake. Por si duhet të financohen këto shpenzime? Ka propozime...

Pesë gabimet që nuk ju lejojnë të humbisni peshë

Humbja e peshës nuk është diçka e lehtë. Kërkon punë të palodhur, përkushtim, motivim të fortë dhe ndjekjen e një plani që funksionon më...

Emri/ Emërohet Shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë

Pas operacionit të SPAK që çoi në shpalljen në kërkim të Elvis Dervishit, ish-Shef i Komisariatit të Policisë së Kufitarit dhe Migracionit Sarandë, sot...

Aeroporti i Vlorës/ Balluku: Nisin punësimet për profesionistët e aviacionit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë  dhe njëkohësisht zëvendëskryeministre, Belinda Balluku ka njoftuar sot se Aeroporti i Vlorës ka nisur punësimet për profesionistët e aviacionit. Sipas...

55 vjeç dhe më i shëndetshëm se kurrë/ Mjeku zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Dr. Shai Efrati, një mjek dhe profesor në Universitetin e Tel Avivit, ka një këshillë të thjeshtë për ata që dëshirojnë të jetojnë më...

Lajme të tjera

Web TV