Koalicionet/ Berisha i kthen “reston” Metës, e fut në listë fituese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i PD-së Sali Berisha vendosi që t’i caktojë një vend të sigurt në listat e kandidatëve për deputetë Ilir Metës, kreut të Partisë së Iirisë, i cili që nga tetori i vitit të kaluar ndodhet në qeli për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. A do të ketë pakënaqësi në radhët e demokratëve “borxhi” politik që Berisha ia riktehu shpejt Metës?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka konfirmuar se Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë dhe aktualisht i ndodhur në burg, do të jetë pjesë e listave të sigurta të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha e bëri këtë deklaratë pas daljes nga SPAK, ku ai zbatoi masën e detyrimit për paraqitje. Në prononcimin e tij për mediat, ai u shpreh se Meta, pavarësisht burgut, do të jetë deputet i parlamentit të ri që nis punimet në shtator. “Ilir Meta është i burgosur politik dhe ka mbështetjen e plotë totale të Partisë Demokratike dhe të gjithë opozitës shqiptare. Nuk ka asnjë diskutim. Ilir Meta do të jetë deputet i Parlamentit të Shqipërisë në sesionin e ardhshëm në shtator. Ilir Meta është një nga përfaqësuesit më të votuar të shqiptarëve dhe arrestimi i tij është akt kriminal politik i Edi Ramës për të eliminuar kundërshtarët e tij politikë. Ai do të jetë në listat e sigurta të Partisë Demokratike dhe do të ketë mbështetjen e plotë të demokratëve dhe të gjithë opozitarëve në Shqipëri,” u shpreh Berisha. Vendimi për përfshirjen e Ilir Metës në listën e PD është një shpërblim për këtë të fundit nga zgjedhjet e 2023, kur kreu i demokratëve ishte nën presionin e mungesës së partisë. Me logon e Partisë së Lirisë, Sali Berisha u shfaq në zgjedhjet lokale. Ndonëse Meta doli i fituar, për shkak se mori një numër të madh të këshilltarëve bashkiakë, sërish Berisha e cilësoi këtë lëvizje politike si një “nder” që në një kohë tjetër duhej shpërblyer. Tashmë që Berisha ka zyrtarisht logon dhe vulën e PD-së ka vendosur që Ilir Meta, edhe pse në qeli të ketë një vend të sigurt në listat e PD-së. Nga radhët e demokratëve ka një pakënaqësi të dukshme, pasi prania e Ilir Metës në listën e PD-së mund të ketë efekt negative tek votuesit e djathtë, duke marrë në kosideratë të shkuarën politike të Metës, i cili braktisi koalicionin me PD-në në vitin 2013, duke iu bashkangjitur Ramës. Më pas po në qeverisjen “Rama 1” dhe “Rama 2”, Ilir Meta mori postet e larta si Kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës. Megjithatë,  lëvizja e fundit e Berishës shihet si një kthim restoje ndaj ish-presidentit, në një moment kur Partia e Lirisë gjendet në një pozitë të dobësuar dhe me aftësi të kufizuara për të garuar e vetme, ashtu si dikur Lëvizja Socialiste për Integrim. Ishte pikërisht në zgjedhjet e vitit 2023, kur Sali Berisha, ende pa marrë formalisht kontrollin e Partisë Demokratike, u detyrua të gjente strehë në listën e Partisë së Lirisë. Në atë kohë, Berisha u përball me pamundësinë ligjore për të kandiduar me logon e Partisë Demokratike dhe ishte Ilir Meta ai që i hapi derën duke e përfshirë atë dhe mbështetësit e tij në listat e Partisë së Lirisë.

Lexo edhe :  “U lashë një letër mbi tavolinë”, Berisha i prerë pas daljes nga SPAK

Ky bashkëpunim i detyruar e afroi politikisht Berishën dhe Metën, duke krijuar një marrëdhënie varësie reciproke mes tyre.  Për këtë arsye, Berisha e ka marrë Metën nën mbrojtje politike, duke i ofruar një vend të sigurt në listat e PD dhe duke e shpallur fitues të sigurt për një mandat parlamentar. Duke folur për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar arrestimin e Metës për ta mbajtur atë jashtë fushatës dhe për të manipuluar zgjedhjet në favor të mazhorancës. “Lista të hapura? A mund të bëjë fushatë Ilir Meta nga burgu? Ai donte lista të hapura, por ata e mbajnë në burg që të mos bëjë fushatë. Edi Rama e di që Ilir Meta është një kundërshtar i pamposhtur dhe për këtë arsye po përdor burgun si armë politike. Edi Rama kërkon të marrë mandatet duke mbajtur kundërshtarët në qeli. Por Ilir Meta do të jetë deputet në shtator dhe Edi Rama do të jetë aty ku e meriton, do të ekstradohet tek McGonigal. Bile ja tani atje është McGonigal,” deklaroi Berisha. Me këtë lëvizje, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë konfirmojnë një aleancë të plotë për zgjedhjet e 11 majit, ku Sali Berisha dhe Ilir Meta, pavarësisht goditjeve ligjore dhe politike, synojnë të mbijetojnë politikisht dhe të mbeten faktorë kryesorë në opozitën shqiptare.

Berisha: SPAK merr fund më 11 Maj

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka sulmuar SPAK, pas daljes nga Prokuroria e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha e cilësoi SPAK si prokurori politike të Ramës, ndërsa tha se do të marrë fund të në 11 maj, në zgjedhjet parlamentare. Ai shton se SPAK me në krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit. “Edhe një gjë, është shumë interesante të lexoni aty ku firmos unë dëshminë që unë erdha, aty thotë procesverbali nuk mund të bëhet asnjë vërejtje. Dhe unë pastaj bëj një fletë të veçantë ku i them: Prokuroria politike e Edi Ramës, e kukullës së Xhorxh Sorosit, me një krye mercenar Dumanin, është vegël e regjimit të tij dhe patericë e pushtetit të krimit, i cili merr fund me turp më 11 maj të vitit 2025. Ky është mesazhi për Edi Ramën që lashë në tavolinë. Tani vazhdon. Ne jemi opozitë dhe për ne, beteja për votën e lirë është beteja e të gjitha armiq të votës së lirë sot janë ministra, kriminelë të votës së lirë janë ministra dhe mbiministra”, u shpreh Berisha.

Të fundit

Aeroporti i Vlorës përgatitet për nisjen e fluturimeve, 100 vende të lira pune

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës po kryen përgatitet për nisjen e punës dhe është në kërkim të stafit që do...

Vinicius Junior flet mbi “Topin e Artë”: Nuk u ndjeva i tradhëtuar, nuk kam ëndërruar

Vinicius Junior-it iu kërkua të fliste për atë që ndodhi kur ai humbi garën për Topin e Artë ndaj Rodrit në tetor.  Braziliani deklaroi se...

“2 metra gropë na pret në fund”/ Rama: Energjinë e gjej te hakmarrja, na kanë poshtëruar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në Panairin e Turizmit në Berlin, ku ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim live me qytetarët...

Rama zbulon marrëdhënien e tij me Trump: Do t’i bëj një surprizë të këndshme kënetës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon komunikimin “Sy m’sy”, nga Berlini ku ndodhet për Panairin e Turizmit. Gjatë fjalës së tij ai u ka sqaruar...

Nis “lufta tregtare” e Trump, hyjnë në fuqi tarifat ndaj Kanadasë, Kinës e Meksikës

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, kanë hyrë në fuqi tarifat e reja të administratës Trump ndaj Kinës, Meksikës dhe Kanadasë. Lideri i Shtëpisë...

Lajme të tjera

Web TV