Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm dje në Panairin e Turizmit në Berlin. ku Shqipëria mbanë vendin e nderit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë disa foto ndërsa shkruan se Shqipëria shkëlqeu në këtë panair.
‘Dhe me fotoalbumin e një mbrëmjeje krenarie shqiptare në zemër të Gjermanisë, ku Shqipëria shkëlqeu si vendi i nderit në Panairin global të Turizmit në Berlin, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan ai.
Panairi ka nisur në datën 4 mars dhe do të vijojë deri më 6 mars./e.t