“Në Shqipëri ka spekulim”, agronomi rrëzon ‘mitin’ e hormoneve e pesticideve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nuk shijon si dikur” është një nga frazat më të dëgjuara lidhur me prodhimet bujqësore. Shpesh dëgjojmë fjalën “hormone” pas kësaj duke përçuar idenë se gjithçka vjen në tryezë është artificiale.

Në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, agronomi Zef Gjeta shpjegon me gjuhë të thjeshtë çfarë po ndodh. Sipas tij, mbi farat është bërë punë gjenetike për të ruajtur tiparet e mira.

Zef Gjeta: Është e gjitha punë gjenetike. Nga momenti që vilet, në transport e ruajtje të mirë, qëndron 30 ditë…

Aldo: 30 ditë the?!

Zef Gjeta: Mund të qëndrojë.

Aldo: Pra ajo domate që unë marr në treg është minimalisht 20 ditë?

Zef Gjeta: 20 ditë, 10 ditë.

Aldo: Po ai ma shet për të freskët mua apo…

Zef Gjeta: Është e freskët, nuk ka diferencë, nuk ka të keqe.

Aldo: Po kjo ndërhyrja gjenetike më prish punë mua?

Zef Gjeta: Ty nuk të prish asnjë punë, është hibridizim. Edhe në këtë moment që flasim ne, ka shkencëtarë që po përpiqen t’ia rikthejnë shijen, lëngun, aromën.

Aldo: Mos na fusin shiringa apo jo?

Zef Gjeta: Nuk bëhet dot se nuk transmetohet në brezin tjetër. Po punohet gjenetikisht për të pasur tiparet e mira, atë shijen, tulin, lëngun.

Një nga këshillat kryesore të agronomit është moskonsumimi i një produkti jashtë sezonit. Ai inkurajon gjithashtu mbjelljen e një bime apo fruti në shtëpi. Sa u përket pesticideve, Gjeta shpjegon se ka një qasje të përgjithshme në botë dhe Shqipëri për mbrojtjen e produkteve.

Zef Gjeta: Nëse ti ke një dëmtues, një sëmundje, jo direkt me pesticid. Për shembull, kemi ne këtë nusepashkën që e njohim të gjithë? Atë e mendojnë dëmtues, ai në fakt ha vezët e buburrecit të patates,  pra kemi një buburrec, ai me sfond të bardhë e vija të zeza, është goxha i bukur, ai dëmton patatet, na çmend, ka kaluar edhe te patëllxhanët, te perimet e tjera. Nusepashka ha vezët e tij dhe e zhduk. Ne duhet të kemi kujdes t’i njohim këto dhe të mos i dëmtojmë. Ose kemi një trajtim që bëhet gjatë dimrit, tani jemi në kufijtë e trajtimit, me gurkali, është klasike, me bazë bakri. Nuk është i dëmshëm.

Aldo: Këtë e dinë fermerët se ne na duken si çudira?

Zef Gjeta: Shumë prej tyre e dinë, një pjesë nuk  e përdorin, vonohen, nuk e vlerësojnë. Pema pasi është krasitur ka pak kurorë dhe kjo është 2-3 spërkatje gjatë verës.

Një metodë natyrale që fermerët mund të përdorin është bashkimi i disa specave djegës me hudhra të  shtypura në një tretësirë uthulle dhe uji, raporti 50:50. Kjo lihet 24 orë dhe më pas spërkaten bimët me të, një përzierje që funksionon edhe për mushkonjat.

Lexo edhe :  Primaret në kaos/ Murrizi ngre alarmin: Rezultati në Tiranë po vonohet qëllimisht

Sa për hormonet që dëgjojmë kurdoherë, agronomi sqaron dy trajtimet që kryhen dhe cakun e papërgjegjshmërisë.

Zef Gjeta: Në Shqipëri ka spekulim, ka përdorim të hormoneve, por është më shumë se realiteti. E para, ka dy trajtime, po marr domaten, ka dy trajtime me hormone për të, kur lidh lulen dhe zakonisht hidhet në pranverë, për efekt të kushteve atmosferike, ngricë, ftohtë, shi, e hedh lulen dhe spërkatet me këtë dhe koha që ky ilaç shpërbëhet është 7 ditë, nuk na vjen neve. Nuk na prish asnjë punë, nuk duhet të përmendet, nuk i duhet dhënë zë kësaj pune sepse ai vetë shkatërrohet.

Aldo: Ne që s’marrim vesh, e amplifikojmë këtë.

Zef Gjeta: Po pra. E dyta është kur në një fermë të madhe, nuk ndodh nëpër shtëpi, bujtina se s’kanë as leverdi, është një ilaç që kushton. Spërkatja tjetër ndodh kur ka një kërkesë për domaten, ai nuk e ka të  përgatitur, është gati duke u bërë, do 3, 4, 5 ditë por maunia vjen nesër, ai i fut një të  spërkatur me këtë ilaç dhe është shumë i  dëmshëm sepse nuk ka kohë të vetëzbërthehet dhe na vjen në ushqimin tonë. Problemi është që ne këtë duhet ta kuptojmë dhe mirëkuptojmë. T’ia themi agronomit, fermerit, mund ta  fusësh në burg një fermer por ai nuk e di efektin e vetëzbërthimit të ilaçit.

Konsumatori  i thjeshtë nuk mund ta dallojë këtë në treg, por këshilla e  Gjetës është: “Mos blini kurrë te një tregtar, fermer apo industrialist kur ka dy lloje: për vete dhe për të tjerët”, përfundon ai./    S,M

Të fundit

55 vjeç dhe më i shëndetshëm se kurrë/ Mjeku zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Dr. Shai Efrati, një mjek dhe profesor në Universitetin e Tel Avivit, ka një këshillë të thjeshtë për ata...

Sytë nga Gjermania

Enver Robelli Kjo kolumne fillon me një citat nga një koment i gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” mbi zgjedhjet në Gjermani: “Të gjitha përpjekjet për t’ua...

U përplas nga makina teksa po bënte vrap, humb jetën tragjikisht atletja shqiptare!

Një 48-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Irlandë. Viktima raportohet se është Anila Muça, nënë e dy fëmijëve, e...

Nuredin Dumani zbulon planin e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së bosit të drogës

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme që po mbahet për dosjen “Plumbi i Artë”. I...

Non grata/ Politikani afrikan, me “vulë” si Berisha, humb gjyqin në New York

Të korruptuarit nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht tentativave të tyre të shumta. Një gjykatës i shtetit të New York...

Lajme të tjera

Web TV