“PL duhet të krijojë grup parlamentar”, Maliqi: Do rikthehem në Parlament si deputet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik për qarkun e Beratit në Partinë e Lirisë, Lefter Maliqi, ka folur për peizazhin politik në prag të zgjedhjeve të 11 majit gjatë një interviste në programin e drekës në News24.

Maliqi shprehu besimin e tij se do të rikthehet në Parlament, duke e cilësuar këtë si një rikthim të tretë.

“Do të jem deputet dhe është një rikthim i tretë imi,” tha ai.

Ai theksoi ambiciet e tij për bashkinë e Kuçovës, të cilën e quajti të “grabitur,” duke shtuar se marrëveshja me mbështetësit e tij është të qëndroj si deputet për një kohë të shkurtër dhe më pas të kandidojë për këtë post.

Maliqi theksoi rëndësinë e krijimit të një grupi parlamentar për Partinë e Lirisë.

“Opozita e bashkuar në qarkun e Beratit do të fitojë 4 mandate deputetësh,” deklaroi ai, duke përmendur se në Tiranë, Partia e Lirisë mori 23 mijë vota në vitin 2021.

Ai propozoi që drejtuesit e Partisë së Lirisë, përveç Ilir Metës, të jenë aktivë në qarkun e Tiranës, ndarë sipas zonave, për të marrë 2 mandate dhe për të krijuar një grup parlamentar me 7 deputetë/kb

Të fundit

“Reuters”: SHBA dhe Ukraina përgatiten të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e shumë debatuar për mineralet. Kjo vjen...

Shqipëri, debate dhe shqetësim mbi numrin e lartë të personave në paraburgim

Shqetësimi mbi nivelin e lartë të të paraburgosurve prej 62% në Shqipëri është disavjeçar. Gjatë dy viteve të fundit, politikat penale janë ashpërsuar, siç...

Pasojat e gripit të shpendëve, çmimi i vezëve mund të rritet sërisht

Konsumatori shqiptarë duhet të përgatitet për rritjen e çmimit të vezëve. Në USA i njëjti gripi ka sjell rritje të çmimit të vezëve, ku një...

Bleona Qereti mahnit në eventin e “Oscar” me një fustan spektakolar

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti bëri një paraqitje mahnitëse në eventin prestigjoz të “Oscar” të mbajtur në Los Angeles. Ajo tërhoqi vëmendjen e...

FOTO/ Zbulohet plani i Turqisë për të ndërtuar gardhin në kufi me Greqinë

Prefekti i Edrenesë, Yunus Sezer, zbuloi sot planet e tij për ndërtimin e një gardhi në kufirin perëndimor të Turqisë me Greqinë, raporton Protothema. Siç është...

Lajme të tjera

Web TV