Plas “lufta për pushtet në Bashkinë e Tiranës/ Ristani sulmon njerëzit e Erion Veliajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa kanë kaluar 3 javë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, duket se në Bashkinë e Tiranës ka ‘nisur lufta’ për pushtet.

Kryetarja e deleguar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani (deri dje, krahu i djathtë i Veliajt), ka nisur sulmin ndaj njerëzve të tij.

Sipas burimeve të Fjala.al, Ristani ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të UKT-s, Kostandin Bodurushi.

Ky i fundit u emerua pak muaj më parë nga Erion Veliaj për të bërë reformën në UKT.

Burime të brendëshem konfirmojnë se Ristani kërkon me ngulm shkarkimin e tij, por Doburushi nuk pranon.

“Gjuetia e shtrigave” nisur me zell nga Anuela Ristani, duket se është një hakmarrje e vjetër, për bashkëshortin e saj Bledi Çikopana ish-punonjës në UKT, që Doburushi e ka shkarkuar./E.T

Të fundit

E rrallë/ Zbuloi se ishte shtatzënë vetëm 17 orë para lindjes

Një grua 20-vjeçare, Charlotte Summers, ndau përvojën e saj të papritur të lindjes vetëm 17 orë pasi zbuloi se...

‘Përplasje’ mes Ramës dhe kreut të Bashkisë Konispol: Jepe ti dorëheqjen, nëse…

Vala e dorëheqjeve në bashkitë e vendit vijon pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për reformimin urgjent të stafeve lokale. Në Bashkinë e Sarandës, drejtorët...

Donin të digjnin mbeturinat, flakët u përhapën në pyje. Procedohen tre qytetarë në Fier

Tre persona janë proceduar penalisht nga policia në qarkun e Fierit, pasi dyshohen se kanë nisur zjarret që prej disa ditësh kanë pushtuar zonën. Bëhet...

Punonjësit e Policisë së Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët e prekur nga Talasemia

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, duke dhuruar gjak për...

Oficeri gjerman i sigurisë rrëfen ditët e krizës në Ambasadë në 1990-ën

35 vite pas krizës së Ambasadave, ku më se 5 mijë shqiptarë hynë në selitë diplomatike për t’i ikur komunizmit, Ambasada Gjermane në Tiranë...

Lajme të tjera

Web TV