Sjelljet tipike të njerëzve “emocionalisht inteligjentë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njerëzit me inteligjencë të zhvilluar emocionale duket se dinë të lundrojnë më mirë përmes uljeve dhe ngritjeve që jeta na ofron. Kapaciteti i tyre për të rregulluar emocionet, aftësia për ti konsideruar dhe respektuar të tjerët dhe ajo që ka vlerën më shumë është vlerësimi i rrugëtimit më shumë sesa rezultati, i cili i jep mundësinë atyre të arrijnë objektivat personal dhe profesional në mënyrë më të qetë dhe më të paqtë.

1.Kultivimi i mirënjohjes dhe rregullimi emocional.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale kanë aftësinë të shohin anën pozitive të gjërave dhe të përqëndrohen në ato gjëra që shkojnë mirë edhe në momentet më të vështira. Për të mos u vënë përfund nga ndodhitë negative, ata gjejnë gjithmonë një “dritë jeshile” në çdo situatë, aftësia që i ndihmon ata të kapërcejnë krizat me qëndrueshmëri.

Për aq kohë sa një situatë bëhet stresante këta njerëz na kujtojnë se ka gjithmonë aspekte pozitive si shëndeti i të afërmve apo stabiliteti në fushat e tjera të jetës duke forcuar kështu kapacitetin e tyre për të ecur përpara.

2.Të zgjedhësh duke parë edhe në një këndvështrim më të gjerë.

Njerëzit emocionalisht inteligjent janë të aftë të lënë nevojat dhe interesat e tyre mënjanë për të arrirë një objektiv më superior. Ata janë të gatshëm të zgjedhin interesin kolektiv dhe harmoninë, sesa të përfshihen në konflikte të vogla.

Një lojtar i cili preferon tja kalojë topin shokut të ekipit sesa të shohi mundësinë për të regjistruar më shumë pikë për veten e tij. Ky gjest mirësie, nuk favorizon vetëm frymën e ekipit por i lejon atij të marrë mirënjohjen e merituar në kohë afatgjatë.

Lexo edhe :  Dosja “Partizani”/ GJKKO shtyn sërish seancën paraprake për Berishën

3. Të vlerësosh procesin më shumë sesa rezultatin.

Njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale e dinë që kënaqësia nuk qëndron vetëm në arritjen e një qëllimi final por në çdo moment të kaluar gjatë përjetimit të rrugëtimin të një përvoje të caktuar. Në këtë mënyrë kultivohen pasionet afatgjata, rrugëtimi i bërë  cili është po aq i rëndësishëm sa vet arritja në destinacionin e synuar.

Këta njerëz e gjejnë kënaqësinë dhe dinë të përjetojnë gëzim në çdo bashkëveprim, iniciative të marrë, episode e situata të kaluara te cilat përforcojnë paqen tonë personale por edhe atë të sferës profesionale./    S,M

Të fundit

VIDEOLAJM/ Taksia “zapton” korsinë e biçikletave në Tiranë, e pëson keq drejtuesi

Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në...

Fillon shpërndarja e bonusit të pranverës/ Afati i fundit për pensionistët

Këtë të hënë nisi shpërndarja e bonusit të pranverës për më shumë se 730 mijë pensionistë që jetojnë brenda apo edhe jashtë Shqipërisë. Ministri...

Skandal në burgun e të miturve/ Rojet organizonin “Luftëra Gladiatorësh” mes fëmijëve

Një skandal i rëndë ka tronditur sistemin e drejtësisë për të mitur në Kaliforni, pasi dhjetëra oficerë të sigurisë në qendrën e paraburgimit të...

Blegtoria shqiptare në krizë! Qumështi serb vjen më i lirë se ai vendas

Blegtoria nuk është në ditët e saj më të mira, kjo shihet nga rënia drastike që po pëson numri i të imtave dhe gjedhëve në...

Kaosi në Parlamentin e Serbisë, tre deputetë plagosen nga hedhja e bombave tymuese

Të paktën tre deputetë u plagosën të martën pas kaosit që në parlamentin e Serbisë, ku u hodhën bomba tymuese. Politikanët ishin planifikuar të votonin...

Lajme të tjera

Web TV