Udhëheqësit arabë mblidhen për të gjetur alternativë ndaj planit Trump për Gazën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kajro për të diskutuar një alternativë ndaj planit të dënuar gjerësisht, të presidentt të SHBA-së Donald Trump, për të marrë kontrollin e Gazës së goditur nga lufta dhe për të zhvendosur popullsinë e saj palestineze.

Samiti i Ligës Arabe për rindërtimin e territorit vjen një ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i dha përsëri mbështetjen e tij planit të Trump, duke e quajtur atë “vizionar dhe inovativ”.

Palestinezët, së bashku me botën arabe dhe shumë nga partnerët e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara, kanë dënuar propozimin e Trump, duke hedhur poshtë çdo përpjekje për të dëbuar banorët e Gazës.

Vlerësimet e OKB-së kanë nxjerë një kosto për rindërtimit të Gazës në më shumë se 53 miliardë dollarë, pas një lufte shkatërruese të shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit në Izrael më 7 tetor 2023.

 

 

Ministrat e Jashtëm arabë u takuan në kryeqytetin egjiptian të hënën për një seancë përgatitore me dyer të mbyllura, e përqendruar në një plan për të rindërtuar territorin pa zhvendosur njerëzit e tij, tha një burim në Ligën Arabe për AFP në kushte anonimiteti. Burimi tha se plani “do t’u paraqitet udhëheqësve arabë në samitin e së martës për miratim”.

Krerët e shteteve të disa vendeve arabe pritet të marrin pjesë, ndërsa disa vende dërguan ministra të jashtëm ose përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë.

Presidenti i Egjiptit Abdel Fattah al-Sisi dhe mbreti i Bahreinit Hamad bin Issa Al Khalifa pritet të mbajnë fjalët e hapjes, sipas një plani të përcaktuar nga Liga Arabe.

Trump shkaktoi zemërim global kur për herë të parë paraqiti idenë e tij që Shtetet e Bashkuara të “marrën” Rripin e Gazës dhe ta kthejnë atë në “Rivierën e Lindjes së Mesme”, ndërsa i detyroi banorët e saj palestinezë të zhvendosen në Egjipt dhe Jordani.

Lexo edhe :  SHBA tërheq trupat?! Makthi i Evropës mund të bëhet realitet

Por, që atëherë, Trump ka zbutur qëndrimin e tij, duke thënë se ai “nuk po e detyronte” planin, për të cilin ekspertët kanë thënë se mund të shkelë ligjin ndërkombëtar./E.T

Të fundit

Me shishe alkooli në dorë dhe totalisht i dehur, gjendja e yllit anglez para Botërorit

Jack Grealish nuk po kalon një periudhë aspak të mirë me Cityn në fushë. Forma e tij mesa duket...

Vota e diasporës/ Balla përshëndet 100 mijë kërkesat nga Greqia

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla njoftoi sot se pas Italisë, e kalojnë numrin prej 100 mijë edhe kërkesat në KQZ...

Dëm rreth 2.8 mln € buxhetit të shtetit/ SPAK çon për gjykim kryetarin e Bashkisë Tropojë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale ndaj kryetarit të Bashkisë...

Berisha thirrje shqiptarëve: Shfrytëzoni orët e fundit për tu regjistruar

Kreu i Partisë Demokratike në një deklaratë për mediat u bëri thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit që të shfrytëzojnë orët e fundit për...

Çfarë është rregulli 8-sekondësh i portierit që hyn në fuqi këtë verë?

Nga kjo verë, portierëve do t’u lejohen 8 sekonda nga momenti i kapjes së topit deri te rivënia e tij në lojë. Kjo është...

Lajme të tjera

Web TV