VIDEOLAJM/ Taksia “zapton” korsinë e biçikletave në Tiranë, e pëson keq drejtuesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një taksist në Tiranë është ndëshkuar me një gjobë prej 14 000 lekësh pasi u kap duke lëvizur në një korsi të dedikuar për biçikleta.

Rasti u bë publik përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, çka solli reagimin e Policisë Rrugore.

Pas verifikimeve, drejtuesi i taksisë, shtetasi A. L., u identifikua dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, ku iu vendos masa administrative për shkeljen e neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë:

Lëvizi me taksi, në korsi të biçikletave, ndëshkohet me masë administrative 14 000 lekë, drejtuesi.

Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e qarkullimit rrugor kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për rastin, dhe si rezultat i tyre është identifikuar drejtuesi i taksisë që shfaqet në video, shtetasi A. L.. Ky shtetas, së bashku me automjetin, janë shoqëruar në ambientet e Policisë.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. L. është ndëshkuar me masë administrative 14 000 lekë, për shkelje të neneve 71/5, 101/7 dhe 144/2 të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Tiranës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve, dhe i fton që të vijojnë të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Reagimi i Policisë do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit./e.t

Të fundit

A e kalon dot oqeanin? Rama përgjigjet për marrëdhëniet me Trump

Teksa iu përgjigj komenteve të qytetarëve në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me presidentin e SHBA-së, Donald...

‘Goditje pas shpine’, Ukraina e tronditur nga pezullimi i ndihmës ushtarake amerikane

Vendimi i presidentit të SHBA, Donald Trump për të pezulluar ndihmën ushtarake për Ukrainën ka shkaktuar zemërim dhe shqetësim në Kiev, duke u parë...

Kush do të marrë drejtimin e RTSH? Lista e kandidatëve për Këshillin Drejtues

Është bërë publike lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së. Lista përmban 56 emra, mes të cilëve aktorë dhe pedagogë. Kreu i...

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin, ja çfarë duhet të dini

Arrorët janë të pasur me yndyrna polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën. Ato janë të pasura me fibër, proteinë, vitamina, minerale si kaliumi dhe...

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin...

Lajme të tjera

Web TV