Vota e diasporës/ Balla përshëndet 100 mijë kërkesat nga Greqia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla njoftoi sot se pas Italisë, e kalojnë numrin prej 100 mijë edhe kërkesat në KQZ nga shqiptarët që jetojnë në Greqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla bën thirrje që të gjithë ata që janë refuzuar në aplikim të rikthehen në aplikacionin PER dhe të kuptojnë shkakun e refuzimit për të vijuar me një regjistrim të suksesshëm.

“Sapo u bënë 100 mijë kërkesa nga Greqia, faleminderit”– shkruan Balla.

Por ai thotë se janë rreth 13 mijë kërkesa të refuzuara të shqiptarëve nga ky shtet.

“Ju lutem, janë 13 mijë kërkesa të refuzuara vetëm nga Greqia dhe në këto 24 orë të mbetura duhet të riktheheni në llogarinë tuaj në PER dhe adresoni shkakun e refuzimit nga KQZ. Është shumë e thjeshtë dhe jam i sigurt që mund të vendosni dokumentin e duhur, ose madje faqen e duhur të dokumentit të adresës. Ju duhet të regjistroheni, mos e humbni këtë moment historik për Shqipërinë tonë në Bashkimin Europian.”

Balla thekson edhe afatin e regjistrimit.

“Sot është dita e fundit e regjistrimit të diasporës për të hedhur votën me postë deri më 11 maj. Regjistrimet deri tani i kanë kaluar pritshmëritë, ku mëngjesin e së martës kishte mbi 226 mijë kërkesa të miratuara, por janë mbi 42 mijë në total kërkesat e refuzuara.

Për këtë më herët, Drejtuesi Politik i Diasporës në Partinë Socialiste, Taulant Balla njoftoi se KQZ ka vënë në dispozicion edhe ndihmën me telefonata në linkun e rezervimit të KQZ-së”,-tha Balla./   S,M

Të fundit

Ankimimi i kryebashkiakut Veliaj për masat e sigurisë, Apeli i GJKKO cakton gjyqtarin

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka caktuar gjyqtarin për shqyrtimin e ankimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe...

Gruaja kap burrin duke e tradhtuar në një furgon, reagimi e saj që u bë viral (VIDEO)

Një video është bërë virale në Internet kur një grua në Britani kapi burrin e saj gjysmë të zhveshur me dashnoren e tij në...

Gjyqtarët e saj u vendosën në përgjim nga SPAK? Reagon Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka reaguar zyrtarisht në lidhje me aludimet se SPAK ka vënë nën përgjim njërin prej gjyqtarëve. Përmes një njoftimi, Trupa e Gjykatës Kushtetuese...

Analiza e DW: Nga duhet të vijnë paratë për mbrojtjen e Evropës?

SHBA-ja paguan deri tani pjesën më të madhe të kostove të financimit të NATO-s, një aleancë ushtarake që bashkon 32 vende. Siguria evropiane varet po...

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD: Nuk kam më interes!

Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga rekursi për vulën e PD në Gjykatën e Lartë. BalkanWeb zbardh shkresën e Alibeajt drejtuar Gjykatës ku parashtron edhe argumentet e...

Lajme të tjera

Web TV