Varr madhështor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Edison Ypi

Të mbledhësh në një koalicion parazgjedhor ku janë e ku s’janë gjithë qesharakët me nam, injorantët me damkë, analfabetët funksionalë, bastardat më të famshëm, krejt teveqelët, kokëboshat, hajdutat, spiunat, budallenjtë, hunjtë e gardhit, tubat e gjirizave, delirantët, donkishotat, biçimsëzët e Diktaturës, sorollopët e nomenklaturës, rroçat, poçat, pra llumin e Kombit, a nuk është kjo një vepër madhështore që do kujtohet dhe nderohet në shekuj ?
Të kesh paturpësinë, partinë që ta krijuan, votuan, ndihmuan të tjerët, ta vrasësh dhe ta varrosësh, jo me duart e tjetrit, që pastaj të dyshosh në është gjallë apo ka vdekur, por me duart e tua, dhe pa tu dridhur qerpiku të premtosh duke uluritur se do e ngjallësh, a ka absurd kriminal më madhështor ?
Të humbësh rradhazi me vite e vite, dhe çdo herë të klithësh se të vodhën, çfarë mund të jetë tjetër veçse një e paparë dhe e padëgjuar çmenduri madhështore ?

Të bësh propagandë me shpresën idiote se duke paguar me pare të vjedhura një çetë sahanlëprësish masturbativë që llafosen me njëritjetrin rrotull mangallit duke pjekur gështenja mbi prush në një natë dimri, a nuk është një rrenë aq madhështore sa s’ka kandar që e mban ?

Fjalët, fjalori, gjestet, manovrat, marifetet, totalisht dhe imtësisht nga arkeologjia muzeale komuniste orwelliane, aq sa që do zilepsnin Leninin, Stalinin, dhe vetë Dreqin, s’ka pafytyrësi bolshevike më madhështore.
Ta kesh partinë me të gjitha në krye: departamente, seksione, drejtorë, shefa e të tjerë e të tjerë, dhe t’i biesh Shqipërisë pash’ më pash’ e rrotull e rrotull e kryqetërthor, e të mos gjesh dot 1 për bè, ore 1 të vetëm po të them, simpatizant, sepse elektorati të ka avulluar i tëri, thuam, o i vdekur i pakallur, torollepsje hileqare më madhështore se kjo, a ka ?

Të humbësh e të humbësh pafund sa humbjet të buçasin nga sytë e nga veshët e nga të gjitha brimat, e prapseprap të mos largohesh, a ekziston ligësi faqesterrë më madhështore se kjo ?
Të bërtasësh e të çirresh dit’ e natë duke u qarë hallin shqiptarëve se po ngordhin për bukë, dhe nën rrogoz të ngresh kulla në sinkron të plotë me gjirizat e pushtetit, ka ndonjë emër tjetër ky tmerr veçse dyfytyrësi kriminale madhështore ?

T’ja dhurosh vetë pushtetit me dijeni dhe koshiencë të plotë duke grisur mandatet dhe duke refuzuar gjithçka me shpresën idioteske se pas kësaj pushteti rrëxohet vetiu dhe të bie në gojë si kokërr fiku që vetëm ta kafshosh e ta hash, pastaj pa pik turpi të bërtasësh e ulurasësh se gjithçka që ja fale ta kanë rrëmbyer, ti qofsh nëse të duket diçka tjetër dhe jo gomarllëk madhështor.

Lexo edhe :  Bota u bë e keqe, por jo më e keqe

S’ke asnjë lidhje me përndjekjen. Mban aty rrotull ndonjë bastard faqezi. J’u djegtë varri kujt kjo i duket ndryshe veçse pabesi madhështore me pasoja katastrofike.

Ke ngritur vila dhe biznese nëpër matropolet europiane dhe botërore. Ke llogarira bankare të fshehura nëpër parajsa fiskale. Shpenzon miliona të pafundme nëpër foltore, kongrese, lobingje, manifestime e të tjera e të tjera. Quaje çfarë të duash. Nuk është më pak se fëlliqësi banditeske madhështore.

Ti vësh zjarrin Kuvendit, dhe ta quash veprimtari parlamentare. Jo or’ jo. Kjo nuk është gjë tjetër veçse vandalizm autodestruktiv shtazarak madhështor.

Të kërkon Drejtësia për korrupsion. Të ka dënuar Amerika me Non Grata. Ke mbi kurriz një mijë taksirate të tjera. Dhe i bën dredha Drejtësisë. Nuk u bindesh institucioneve. Rrugaçëri madhështore. Asgjë tjetër.

Të kesh aq shans për të fituar sa ke shpresë për të ngrënë një peshk që ndodhet në det dhe pret ta fërgosh mbi një tigan që e ke vënë në zjarr, dhe hiqesh sikur fitoren e ke në xhep. Të qafsha moj Shege, se nga kosherja të kanë ikur të gjitha bletët, dhe nga truri të kanë avulluar të gjitha qelizat.

E ke kthyer Shqipërinë disa herë në një varr madhështor ku qameti thërrer, turpi uluret, çmenduria hedh valle, pabesia bën kërrdinë, shpresa është zhdukur, e ardhmja ka marrë arratinë. Si demokrat idealist në këtë vend s’ke ç’bën. Ik nga sytë këmbët. Ose rri në këtë teatër absurd. Të qeshësh sa qiellin ta mbushësh me britma të gëzuara. Të neveritesh sa të nxjerrësh një lumë me të vjella. Të qash sa të mbushësh një det me lot, për jetën që të iku duke tu dukur djep ky varr madhështor./kb

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV