58 orë e 35 minuta, ndahet çifti që vendosi rekordin Guinness për puthjen më të gjatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift tajlandez që vendosi rekord Guinness në vitin 2013 për puthjen më të gjatë, është ndarë.

Ekkachai dhe Laksana Tiranarat u puthën pa ndalim për 58 orë e 35 minuta duke thyer rekordin që kishin vendosur në vitin 2011. Rekordi i tyre i parë ishte 46 orë dhe 24 minuta.

The Independent raporton se 56-vjeçari ka zbuluar në BBC News World Service se janë ndarë. Ai thotë se “po përpiqej të ruante kujtimet e bukura” dhe se është “shumë krenar” për rekordin e tyre.

Puthja e rekordeve ndodhi në Pattaya, Tajlandë dhe nisi më 12 shkurt  2013 duke përfunduar në ditën e Shën Valentinit.

“Jam shumë krenar. Është një përvojë që vjen veç njëherë në jetë. Ne kaluam shumë vite bashkë dhe po përpiqem të ruaj kujtimet e bukura të asaj çfarë kemi arritur”, tha ai.

Çifti s’ka dhënë detaje për ndarjen. Pavarësisht saj, Ekkachai tha se ruajnë ende respektin për njëri-tjetrin.

Ai kujoi edhe rregullat e forta të konkursit ku duhej të vazhdonin puthjen edhe gjatë shkuarjes në tualet  dhe të kalonin ujin gojë më gojë.

Në vitin 2013, ata s’ishin të vendosur për pjesëmarrjen. Laksana ishte 33 vjeçe asokohe dhe sapo e kishte marrë veten nga një sëmundje dhe Ekkachai kishte planifikuar një udhëtim për të. Në 2012, ata humbën përballë një çifti tjetër dhe vendosën se duhej të rimerrnin atë që u takonte.

“Ne duhet të qëndronim drejt si statuja. Në vend që ta pickonim njëri-tjetrin që të rrinim zgjuar, e preknim në kokë me njërën dorë dhe me tjetrën e përqafonim”,shtoi ai.

Çifti duhet të thyente rekordin 50 orë e 25 minuta. Çmimi ishte dy unaza diamanti dhe 100.000 baht (3000 dollarë).

Lexo edhe :  Blindohet Europa, 800 miliardë euro për mbrojtjen, ja ku do shpenzohen

Kur ata fituan, Ekkachai thotë se ishte shumë i lodhur.

“Nuk doja të rrija më në këmbë. Doja të pija ujë. Doja vetëm të pushoja dhe pija”./e.t

Të fundit

“Kemi ende punë përpara”/ Rama: Këtë mandat do kapim trenin e BE

“Duke pasur parsysh që negociatat i hapëm vjet, madje në gjsymën e dytë të vitit të shkuar, negociatat do...

Kush po na i dhunon dhe vret fëmijët?

Nga Mentor Kikia (Me shkas nga vendimi i qeverisë për të mbyllur platformën Tik-Tok) Po përpiqem të jem telegrafik! Dhunën në mesin e fëmijëve e shkakton: 1-Prindërit: Kur...

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, ky është ‘iftari’ i këngëtarit të njohur Yll Limani

Këngëtari i njohur, Yll Limani është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Ai mbrëmë ka publikuar InstaStory ku shihet teksa mbanë një fëmijë...

TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një...

Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në...

Lajme të tjera

Web TV