Aksidentet në punë gjatë 2024: Kryeson ndërtimi, më pas minierat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2024 u regjistruan 177 aksidente të punë të raportuara nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

Të paktën 33 persona kanë humbur jetën nga këto aksidente. Të dhënat zyrtare të institucionit tregojnë se dy sektorët më problematikë vijojnë të mbeten ndërtimi dhe minierat.

“Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024″,– sipas INSTAT.

Pavarësisht kontrolleve intensive nga ISHPSHSH, aksidentet në këtë sektor vazhdojnë të jenë një sfidë. Është e domosdoshme forcimi i sistemeve të sigurisë dhe shëndetit në nivel ndërmarrjeje, veçanërisht për rolin e Koordinatorit të Sigurisë dhe ndërgjegjësimin e punëdhënësve për zbatimin korrekt të ligjit.

Sektori “Miniera-Kariera” përfaqëson 18% të aksidenteve, duke mbetur një nga sektorët me risk shumë të lartë. Inspektimet në nëntokë janë kompetencë e AKSEM, me të cilin ISHPSHSH bashkëpunon për trajtimin e aksidenteve në këtë sektor” thuhet në raportin vjetor 2024 të Inspektoratit.

Të paktën 90% e aksidenteve janë raportuar nga punëdhënësit, një rritje prej 2.4% krahasuar me vitin e kaluar, që sipas institucionit tregon një ndërgjegjësim më të lartë për deklarimin e ngjarjeve.

Sipas raportit në vitin 2024, është vënë re një rritje e përqindjes së subjekteve që disponojnë “Dokument Vlerësim Risku”, kanë emëruar Koordinatorin e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, krijuar Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë dhe kanë angazhuar Mjekun e Ndërmarrjes.

Në vitin 2024 u inspektuan në total nga ana e Inspektoratit 190,340 vende pune në 9,860 subjekte me rritje në masën 22% të total inspektimeve të realizuara krahasuar me vitin paraardhës./Monitor

Të fundit

TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, ky...

Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në...

Mbyllja e TikTok, gazetari: Shqipëria rreshtohet me vendet si Irani dhe Afganistani

Gazetari Osman Stafa ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke e konsideruar atë një masë që nuk...

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali...

Gëzohuni ditëve të fundit me diell/ Meteorologia tregon kur rikthehen reshjet e shiut

Meteorologia e njohur Tanja Porja, ka zhuluar se si do të jenë kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë...

Lajme të tjera

Web TV