Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të mërkurën, FIFA njoftoi se fondi i çmimeve për Kupën e Botës për Klube 2025 do të jetë 1 miliardë dollarë.
Kupa e Botës për Klube 2025 ishte anatemuar dhe konsideruar si ‘një sërë miqësoresh para-sezonale’, ku klubet nuk do të luajnë as me lojtarët e tyre më të mirë.
Në një deklaratë, FIFA i largoi këto kritika dhe gjithçka lidhet me dollarët. Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të mërkurën, FIFA njoftoi se fondi i çmimeve për Kupën e Botës për Klube 2025 do të jetë 1 miliardë dollarë. Kjo e bën atë turneun më fitimprurës të futbollit me 32 ekipe, duke tejkaluar fondin e çmimeve prej 440 milionë dollarësh për Kupën e Botës të ‘Katar 2022’.
FIFA nuk ka bërë të ditur se si do të shpërndahen këto para midis skuadrave konkurruese dhe është ende në negociata me grupe si Shoqata Evropiane e Klubeve për shumat e sakta, por nëse formula e parave të çmimeve është e njëjtë si në Katar, fituesit e Kupës së Botës për Klube mund të presin diçka rreth 95 milionë dollarë fitime.
Bazuar në Katar 2022, humbësit e finales të Kupës së Botës për Klube mund të presin rreth 68 milionë dollarë fitime, madje edhe skuadrat që eliminohen në fazën e grupeve mund të marrin rreth 20 milionë dollarë.
Megjithatë negociatat me ECA (Shoqata Evropiane e Klubeve) sugjerojnë që çmimi i dhënë për ekipet evropiane mund të jetë më i lartë se ekipet nga kontinentet e tjera që arrijnë në të njëjtën fazë.
Duke fituar Kupën e Botës për Klube, Real Madrid, Chelsea apo Manchester City mund të blejnë teorikisht më shumë lojtarë të mirë për të ndihmuar në ‘çimentimin’ e dominimit të tyre; duke rritur shanset që ata të fitojnë një tjetër Ligë të Kampionëve në katër vitet e ardhshme dhe kështu të kualifikohen në Kupën e Botës për Klube 2029.
Ndërsa disa mund të vënë në pikëpyetje pretendimin e Gianni Infantino se Kupa e Botës për Klube është “maja e futbollit të klubeve”, është e qartë se paratë e çmimeve të ofruara e bëjnë atë një ndryshim për klubet e përfshira.
Kompeticioni
Turneu i ri do të zhvillohet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik 2025. Nga Evropa janë kualifikuar 12 skuadra: Inter, Juventus, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munich, Paris Saint Germain, Porto, Benfica, Borussia Dortmund, Atletico Madrid dhe Salzburg.
Grupet e Kupës së Botës për Klube:
Grupi A: FC Porto, Palmeiras, Al Ahly, Inter Miami.
Grupi B: Paris Saint Germain, Atletico Madrid, Botafago, Seattle Sounders
Grupi C: Bayern Munich, Benfica, Boca Juniors, Auckland City
Grupi D: Flamengo, Chelsea, Club Leon, Espereanca de Tunis
Grupi E: River Plate, Inter, Monterrey, Urawa Red Diamonds
Grupi F: Fluminenese, Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi
Grupi G: Manchester City, Juventus, Wydad, Al Ain
Grupi H: Real Madrid, Salzburg, Al Hilal, Pachuca/k.k