Kultivimi i kanabisit mjekësor në Shqipëri, ministrja jep detaje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli sot lidhur me ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Denaj tha se janë caktuar 10 zona te të cilat do të mbillet kanabisi.

Ministrja sqaroi se zonat janë përzgjedhur në bazë të studimeve të mirëfillta dhe se në listë nuk përfshihen zonat me bujqësi të zhvilluar siç është zona e Myzeqesë dhe ajo e Korçës.

Denaj: Kjo është në vijim të një ndryshimi ligjor të bërë 2 vite më parë. Aktualisht janë 10 zona kadastrale të cila janë përcaktuar në bazë të një studimi dhe këto 10 zona janë të mirëpërcaktuara. Janë në të gjithë Shqipërinë, ku cilësia e tokës është e përshtatshme, janë të përjashtuara zonat me intensitet të lartë bujqësor siç janë Myzeqeja dhe Korça.

Gjithashtu ministrja njoftoi sot se Këshilli i ministrave miratoi skemën e subvencioneve për fermerët dhe blegtorët.

“Kemi sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fermerët, blegtorët përcaktimin e kritereve bazë dhe masën e financimit për gjithë sektorët që mbështeten nga fondi i programit dhe zhvillimit rural, e thënë ndryshe Skema Kombëtare e Subvencioneve.

Ky është një vit i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare dhe Skema Kombëtare e përbërë nga Skema e Subvencioneve, që e fillojmë sot, bashkërendon edhe mbështetjen me Skemën e Investimeve që e kemi filluar në fund të vitit të shkuar për të mbështetur investimet në infrastrukturë në ndërtimin e serrave, në stabilimintet e mbarështimit të kafshëve, shpendëve, akuakulturë, mekanikë bujqësore dhe agroturizëm.

Për Skemën Kombëtare, programi i të cilës fillon me një program marketingu se çfarë përfshin, më pas një kohe gati dy mujore për aplikim, konsiston në masat e financimit për të gjithë fermerët dhe blegtorët me një risi për të gjithë ata që mbarështojnë viça për majmëri dhe kjo është një masë e kërkuar gjatë gjithë vitit të shkuar pë t’a shtuar. Kështu, që unë jam shumë e kënaqur sot që falë vendimit të qeverisë kjo u bë e mundur dhe mundëson më shumë fermerë t’i bashkohen Skemës Kombëtare.

Sigurisht, në Skemën Kombëtare të vitit të kaluar ne vendosëm një risi, ku skema e financimit plotëson 100% të nevojave që në fillim të atyre fermerëve dhe blegtorëve që janë të bashkuar. Të bashkuar jo në një kontratë pronësie, por në një kontratë marrëveshjeje për prodhim, për siguri ushqimore duke siguruar agronomin, veterinerin përkatës sipas nevojave.

Lexo edhe :  55 vjeç dhe më i shëndetshëm se kurrë/ Mjeku zbulon sekretin e jetëgjatësisë

Nga ana tjetër dua të theksoj, që Skema Kombëtare do të ketë kohën e vet dhe ne do të jemi absolutisht në të gjithë zonat e Shqipërisë, por meqenëse sot e aprovuam doja të shkoja për çdo masë financimi:

Për gjedhët deri ne 10.000 l/lopë ose mëshqerra, 5.000 l/viçat (Jo më pak se 10 krerë)
Kjo masë vazhdon të jetë një kufi, i cili mbështet ekonominë e shkallës, po duke nxitur bashkimin,që të gjithë fermerët të kenë më pak se 10 krerë kanë mundësi të përfitojnë nga çdo masë e financimit nga kjo Skemë Kombëtare.

Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 l/krerë
Për bletarinë 1000 l/koshere
Për perimet/luleshtrydhen/rrush tavoline në serra masa është 200,000l/ha (jo më pak se 1 ha)
Gjithashtu, kemi rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursovet sërisht nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Bimët aromatike dhe medicinale vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 l/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi.
Fermat organike 100.000 l/viti dhe 200.000 l për çdo Fermë të Certifikuar
Certefikimi GLOBAL GAP 50% të vlerës totale të faturës tatimore
Dhe së fundmi, por jo më pak e rëndësishme është skema e naftës, e cila për fondn total vihet në dispozicion është gati 50% dhe e përfitojnë më shumë se sa 50 000 fermerë. Do të jetë e njëjta masë financimi në çdo vit, por do të rrisim elementë të kontrollit duke rritur masën e kontrollit sipas një metodologjie të re të riskut, që të përfitojë fermeri, i cili e meriton, është ai që e punon tokën.
Keto ishin risitë për këtë Skemë Kombëtare”, tha Denaj./   S,M

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV