Lista e mbyllur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edison Ypi

Burri që është Burrë dhe jo legen, jo zgjyrë, jo kurvë, jo lavire, jo baxhellë, nuk mbyllet nëpër lista.

Burri i vërtetë, Burri me Kanun, niset në luftë për të vrarë ose për tu vrarë. Nuk fshihet nëpër lista, procedura, vrima, nuk i bën dredha plumbit, i del kundërshtarit përballë, mundësisht në duel.

Çfarë është kjo Lista e mbyllur që lakmohet e preferohet kaq tepër nga hajdutët, xhvatësit, mafjozët ?

Kuriozireti i kallaballëkut nuk duhet lënë pezull.

Lista e mbyllur duket si ajo vrima e miut, të cilën, kërko këndej, kërko andej, kur frikacaku në panik e sipër më së fundi e gjen, nga kërkesat e shumta të hajdutëve që kërkojnë strehim, çmimi është ngritur, jo më pak se 500 grosh.

Por Lista e mbyllur duket edhe si një hale publike, me të gjitha llojet dhe nënllojet e shurrave, kakave, mutrave, brenda.

Lista e mbyllur mund të jetë edhe një WC e bardhë e bukur, ku shkelësi i Ligjit ulet e 10 rehat.

Ose një Kuti Pandore plot çudira brenda, që po u hap, do i lërë të gjithë pa ment.

Një kufomë apo një mumje që ka rezistuar me mijra vjet vjet pa u kalbur, të cilën, po e preke me majën e një gjilpëre, qelbet në çast.

S’ësht çudi Lista e mbyllur të jetë si Kubi i Rubik-ut, që Hasia, nëna ime gjeniale, duke pritur e pritur pafund t’i vinte i biri nga Spaçi, pa ndihmën e asnjë instruksioni apo manuali, e mësoi vetë, aq shpejt sa arriti t’i bashkonte ngjyrat në pak sekonda.

Por Lista e mbyllur mund të jetë edhe furgon burgu. Pa dyer e dritare. Brenda rras e plas ca hajdutë me shpresë se do gjejnë një mënyrë për ti ikur Drejtësisë nga krimet që kanë bërë, dënimet që do u rëndojnë mbi kurriz.

Ta shohësh me kujdes, asëll-asëll, Lista e mbyllur është një Kalë Troje me barkun plot me hajdutë që dalin natën për të bërë zullume mes njerëzve që duan të jetojnë normalisht.

Vorrezë e të vdekurve të pakallur, mund të jetë që që ç’ke me të Lista e mbyllur.

Lexo edhe :  Napoleon Bonaparti dhe shqiptarët

Lista e mbyllur, me gjasa, mund të jetë edhe një tav dheje që nxjerrë avull, plot me mishra, kocka, deje, lëngje, që pas pak do derdhet benda në barkun e të panginjurit.

Lista e mbyllur nuk është, si thonë ca që s’dinë, një çmendinë, por një burg ku pritet të kalojnë kusurin e jetës ca hajdutë.

Makinë funerali me arkivol e kurora për të përcjellë në botën tjetër ca mafjoza ? Po. Edhe e tillë mund të jetë Lista e mbyllur.

Nëse jo e tillë, me siguri jo më pak se bunker, strehë e fundit e halabakëve frikacakë që kanë bërë të zeza dhe sharra u ka ngecur te gozhda.

Thes me pare gati për tu dhënë ryshfet ? Ka shumë të ngjarë.

Apo bankë e ndonjë parajsë fiskale ku kanë përfunduar paret e vjedhura fukarejve. Më se e mundur.

Monument kulture që mbrohet nga shteti, me vlerë muzeale të pallogaritëshme për brezat e ardhshëm të njohin përbindëshat e sotshëm ? Më se e sigurtë.

Sa dhe kafaz budallejsh që mbahen për të squt në pritje për tu transferuar në një ngrehinë që mbahet për kamp pushimi, por është çmendinë.

Lista e mbyllur mund të jetë edhe një tufë lepujsh që u duket vetja trima, sa dhe një stan qensh, që për të mos i ngrënë ujku, ruhen nga çobenj-dele me gunë e kërrabë.

S’është çudi Lista e  mbyllur të jetë edhe stadium futbolli me disa topa dhe disa porta ku luajnë ca barkderra të djersitur me fanella të pista pa numura.

Lista e mbyllur, ku të gjithë lusin Zotin të hyjnë dhe asnjë të dalë, mund të jetë edhe një gjiriz që përfundon në lumë, pastaj në det, ku bashkohet me kripën, dhe na vjen në pjatë.

Në mos, Lista e mbyllur është një turp aq i fëlliqt sa s’e lan dot asnjë sapun, s’e kap dot asnjë ligj, s’e çpon dot asnjë plumb.

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV