Macron: Do bisedoj me aleatët për mbrojtjen e Evropës me parandalimin bërthamor francez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se do të diskutojë me aleatët evropianë mundësinë e përdorimit të parandalimit bërthamor të Francës për të mbrojtur kontinentin nga kërcënimet ruse, mes shqetësimeve për mosangazhimin e mundshëm të SHBA-së, sipas AP.

Franca është e vetmja fuqi bërthamore në Bashkimin Evropian.

Macron, në një fjalim televiziv përpara një samiti të posaçëm evropian sot, e përshkroi Rusinë si një “kërcënim për Francën dhe Evropën” dhe tha se ai kishte vendosur “të hapte debatin strategjik për mbrojtjen e aleatëve tanë në kontinentin evropian nga parandalimi ynë bërthamor”.

 

Ai tha se përdorimi i armëve bërthamore të Francës do të mbetet vetëm në duart e presidentit francez.

Lëvizja e Macron vjen si përgjigje ndaj një shtytjeje nga fituesi gjerman i zgjedhjeve Friedrich Merz, i cili kohët e fundit bëri thirrje për një diskutim mbi çështjen bërthamore franceze.

Udhëheqësit e BE-së do të trajtojnë çështjen e parandalimit bërthamor, midis temave të tjera, gjatë samitit të së enjtes në Bruksel, duke u fokusuar në mbështetjen për Ukrainën dhe mbrojtjen evropiane. Aleatët evropianë të NATO-s kanë llogaritur për dekada në parandalimin e fuqishëm të SHBA-së./k.k

Të fundit

Nxehtësia e diellit ndikon në formimin e tërmeteve

Nxehtësia e Diellit mund të ndihmojë në parashikimin e tërmeteve. Temperatura luan rol në aktivitetin sizmik të Tokës dhe...

“Rama ndërron fetë sa herë martohet”/Berisha: Po fyen Kuranin me Shtetin Islamik Bektashi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama po fyen Kuranin me krijimin e Shtetit Islamik Bektashi. Komentet Berisha i bëri...

Sollën 500 mijë euro veshje e aksesorë kontrabandë,arrestohet shitësi i dyqanit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë tre shtetas, mes tyre edhe pronarin e një dyqani, të cilët u kapën duke transportuar veshje dhe...

Qeveria miraton ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Bankës Shqiptare të Zhvillimit, një institucion financiar që do t’i shërbejë nxitjes së zhvillimit ekonomik...

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio shfaqet LIVE me kryq në ballë (Video)

Me një kryq në ballë, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u shfaq në një intervistë për një emision televiziv për të folur për...

Lajme të tjera

Web TV