Merret vendimi/ Punonjësit e policisë të kërcënuar nga krimi do të merren në mbrojtje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare ka miratuar sot një vendim që parashikon masa të posaçme mbrojtjeje për punonjësit e policisë, familjarët dhe pronat e tyre, kur kërcënohen nga krimi i organizuar gjatë ushtrimit të detyrës.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se ky akt synon të forcojë bashkëpunimin mes SHISH dhe SPAK në luftën kundër krimit të organizuar.

Vendimi përcakton dy forma për të siguruar mbrojtjen e punonjësve të policisë:

  • Forma e parë: Mbrojtja e menjëhershme, ku Drejtori i Policisë së Shtetit lëshon urdhër të drejtpërdrejtë për mbrojtjen e punonjësit të kërcënuar.
  • Forma e dytë: Punonjësi i policisë i drejtohet komisionit për mbrojtjen nga kërcënimet përmes procedurave të përcaktuara.

“Përmes këtij akti hapet një udhëtim i ri për sakrificën dhe mbrojtjen e punonjësve të policisë. Ky është një tregues i qartë se jeta, shëndeti dhe prona e punonjësve të policisë janë prioritet,” tha ministri Hoxha gjatë deklaratës për mediat pas mbledhjes së qeverisë./   S,M

Të fundit

Muaji i madhërishëm i Ramazanit, ky është ‘iftari’ i këngëtarit të njohur Yll Limani

Këngëtari i njohur, Yll Limani është shumë aktiv në rrjetet sociale, sidomos në Instagram. Ai mbrëmë ka publikuar InstaStory ku...

TikTok, rrezik për përdoruesit? Eksperti i IT tregon arsyet për ndalimin, ja rreziqet

Qeveria mori këtë të enjte vendimin për mbylljen për një periudhë 12-mujore të platformës “TikTok” në Shqipëri. Sipas Kryeministrit, ky vendim është marrë pas një...

Rama ironizon koalicionin e Berishës me videon e bufave të kënetës

Jo vetëm Sali Berisha. Kryeministri Edi Rama i ‘pagëzon’ si bufë të gjithë aleatët e tij të mbledhur në koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Në...

Mbyllja e TikTok, gazetari: Shqipëria rreshtohet me vendet si Irani dhe Afganistani

Gazetari Osman Stafa ka analizuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke e konsideruar atë një masë që nuk...

Listat/ Meta shkon në Fier. Dule te Beleri, Idrizi e Mediu në Tiranë

Është në burg, por Ilir Meta po negocion nga qelia, me të njëjtën intensitet sikur ishte në liri. Por refuzimi dy herë nga Sali...

Lajme të tjera

Web TV