Studimi i Institutit të Kërkimeve për Fëmijët Murdoch (MCRI) parashikon një rritje dramatike të obezitetit dhe mbipeshës në mesin e fëmijëve dhe adoleshentëve, duke prekur një të gjashtën e këtij segmenti të popullsisë deri në vitin 2050. Analiza tregon se një e treta e fëmijëve dhe adoleshentëve do të jenë obezë ose mbipeshë në 25 vitet e ardhshme, me rreth 385 milionë individë që do të përballen me këtë problem. Ky fenomen ka të ngjarë të preki në mënyrë të veçantë fëmijët nga mosha 5 deri në 14 vjeç dhe adoleshentët nga 15 deri në 24 vjeç.
Në vitin 1990, shkalla e obezitetit ishte më e ulët, por deri në vitin 2021 kjo ka u trefishuar, duke reflektuar dështimin e politikave aktuale për të frenuar këtë epideminë. Nga 493 milionë fëmijë të mbipeshë ose obezë në vitin 2021, deri në vitin 2050, numri do të arrijë në 360 milionë fëmijë dhe adoleshentë obezë, duke pasur një ndikim të thellë në shëndetin dhe mirëqenien e tyre.
Ky problem ka pasoja serioze për shëndetin global, duke rritur rrezikun për sëmundje kronike si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, problemet me frymëmarrjen, kancerin, dhe probleme të shëndetit mendor. Për më tepër, kjo do të çojë në një ngarkesë të madhe për sistemet shëndetësore, për shkak të kostove të trajtimit të këtyre sëmundjeve.
Për të luftuar këtë krizë, studiuesit rekomandojnë masa të urgjente, përfshirë taksimin e pijeve me sheqer, ndalimin e reklamave për ushqimet e padëshiruara për fëmijët dhe rinjtë, dhe ofrimin e vakteve të shëndetshme në shkolla. Njëkohësisht, ata sugjerojnë përmirësimin e planifikimit urban për të inkurajuar aktivitete fizike dhe stile jetese aktive.
Epidemia e obezitetit do të përparojë më shpejt në disa rajone, si Afrika e Veriut, Lindja e Mesme, dhe Amerika Latine, ndërsa Kina, India, Egjipti dhe SHBA do të jenë vendet me numrin më të madh të fëmijëve dhe adoleshentëve të obezë deri në vitin 2050. Për të adresuar këtë situatë, autorët e studimit sugjerojnë krijimin e sistemeve të mbikëqyrjes kombëtare dhe prioritizimin e ndërhyrjeve për vajzat e shëndosha ose të mbipeshë nga mosha 15 deri në 24 vjeç./ S,M