‘Verë’ e parakohshme në Shqipëri, ja kur do të rikthehen reshjet e shiut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Podja ka zbuluar kushtet e motit për ditët në vijim.

Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me minimumin 4 gradë celcius në zonat malore dhe maksimumin 22 gradë celcius në zonat qëndrore dhe perëndimore të Shqipërisë.

Ajo tha gjithashtu se nga dita e martë e javës së ardhshme do të kthehen reshjet e shiut, të cilat sipas saj, do të nisin fillimisht në veri të vendit, e më pas do të përhapen thuajse në të gjithë territorin.

“Diell dhe temperatura të larta sot. Maksimumet ngjiten në 22 apo mbi 22 gradë celcius dhe qytetet më të nxehta për ditët e sotme janë Shkodra, Elbasani, por edhe Berati. Edhe pjesa tjetër e shtrirjes perëndimore do të shënojë temperatura mjaft të larta në mesditën e sotme, nga 19-21 gradë celcius. Çfarë do të ndodhë në për 5 ditët në vijim.

Mbetet edhe dita e premte në kushtet e motit të kthjellët. Kemi një tjetër rritje të vlerave termike në orët e para të mëngjesit. Ngjitet minimumi në zonat malore në 4 gradë celcius. Ndërsa në zonat e ulëta e bregdet minimalet do të ngjiten nga 10-12 gradë celcius. Maksimumi qëndron rreth 22 gradë celcius.

E shtuna e në vijim, kryesisht fundjava do të ketë shtim të vranësirave në territor. Reshje nuk ka për fundjavën. Megjithatë nga e premtja deri të djelën termometri luhatet nga 4 deri në 21 gradë celcius. E marta do të sjellë reshjet, fillimisht në veri e më pas në të gjithë territorin. Megjithatë termometri qëndron në vlera të larta”, tha meteorologia Porja./e.t

Të fundit

Tregu i apartamenteve, edhe Pogradeci i shtrenjtë si bregdeti

Pogradeci tashmë duket se ka hyrë në listën e qyteteve të shtrenjtë për të blerë një apartament. Përveç se qyteti...

Rishfaqet “Princesha e gazit”, Trump bisedime sekrete me Yulia Tymoshenko

Katër anëtarë të lartë të rrethit të Donald Trump kanë zhvilluar diskutime sekrete me disa nga kundërshtarët kryesorë politikë të Volodymyr Zelensky. Burime diplomatike...

Vendimi për mbylljen e Tik Tok, reagon Rama: Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” lidhur me vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në...

Pse nuk ka paqe në Ukrainë pa Europën?

Nga Spartak Ngjela Po Zelenski do ta vijojë luftën? A do të ketë paqe në Ukrainë? Ukraina është një shtet dhe një vend evropian. Kurse Bashkimi Evropian nuk...

Topalli reagon për mbylljen e TikTok/ Rama i frikësuar, pushteti i tij po humb kontrollin

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për të mbyllur TikTok-un për 12 muaj. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV