Fuqizimi ndër vite i grupeve shqiptare të krimit të organizuar shton shqetësimin e autoritetet britanike.
Të vetëdijshëm se këtë betejë nuk e fitojmë të vetëm kanë kërkuar dhe nisur bashkëpunimin me Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit si dhe me Drejtorinë e Kufirit në vendin tonë.
Burime nga agjencitë ligjzbatuese britanike i thanë gazetarit të Top Channel se ditët e fundit ndodhen në Londër disa zyrtarë të Departamentit të Policisë Kriminale.
Vetë Drejtori Departamentit të Policisë kriminale Neritan Nallbati po zhvillon disa takime koordinative me britanikët në hartimin e një strategjie të përbashkët për të goditur grupet kriminale shqiptare.
Kjo strategji po koordinohet me Adam Ball drejtues i Projektit te Policive Britanike për luftën ndaj Krimit të Organizuar.
Peshën më të madhe të zbatimit në terren do ta ketë Policia Metropolitane e Londrës pasi në kryeqytetin britanik komuniteti shqiptar kap shifrën e mbi 50.000 personave.
Neritan Nallbati mësohet se ka zhvilluar një vizitë në komisariatin policor të Wood Green në veri të Londrës njohur si “kryeqyteti” i shqiptarëve të Londrës, pasi prej 1998 aty jetojnë mijëra shqiptarë./k.k