Kur duhet të nxirrni çadrat? E zbulon meteorologia Tanja Porja: Ja kur nis shiu!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se nga dita e nesërme pritet të shtohen vranësirat në të gjithë territorin, dhe e marta sipas saj, do të sjellë reshjet e para të shiut, kryesisht në zonat veriore dhe veri-perëndimore.

Sipas meteorologes, dita e mërkurë do të sjellë reshje shiu në thuajse të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ajo shtoi se dita e martë do të sjellë një rënie me 1-2 gradë të temperaturave, teksa shtoi se reshjet e shiut do te jenë me intensitet të ulët gjatë të martës dhe të mërkurës.

“Shtohen vranësirat në territorin shqiptar gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vijim. Sot nuk presim reshje. Termometri shënon vlera mjaft të larta. Maksimumi i ditës së sotme shënon 22 gradë celcius, përgjithësisht në shumicën e qyteteve të shtrirjes perëndimore. Ndërkohë nga nesër dhe në vijim, temperaturat mbeten të larta, të paktën deri ditën e martë.

Ndërsa shtohen vranësirat gjatë ditës së shtunë. E diela do të ketë vranësira të lehta e kalimtare, ndërsa nesër janë shumë më të dukshme në territor. Sikundër dita e hënë dhe në vijim, e gjithë pjesa e parë e javës tjetër e cila sjell fuqizim të vranësirave në territorin shqiptar. E marta rreth paradites sjell një sistem të fuqishëm me vranësira.

Priten rrebeshe afatshkurtra fillimisht në veri-perëndim dhe veri dhe më pas edhe në zonat qëndrore. Në jug të territorit priten pak reshje gjatë ditës së martë. Ndërsa dita e mërkurë sjell reshje në të gjithë territorin shqiptar. Reshjet do të jenë të lehta dhe afatshkurtra, por do të prekin gjithë Shqipërinë. E marta sjell 1-2 gradë rënie”, tha meteorologia Porja./E.T

Të fundit

Pse Gjesti u largua nga banorët sapo në shtëpi u vendosën këngë greke?

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi...

Luftojnë 6 sëmundje, çfarë ndodh me trupin po të hani 3 hurma arabie çdo ditë

Ju mbase nuk dini disa fakte për hurmat e Arabisë, përveç faktit se janë shumë të shijshme dhe kanë shumë vlera ushqyese. Më poshtë po...

Aktorja tregon sfidën e jetës: Donin të më hiqnin nga puna se linda

Rozi Kostani është një aktore dhe regjisore e njohur dhe me një karrierë të pasur në fushën e artit. E ftuar në studion e...

Fshehu informacionet për COVID-19/ Gjykata amerikane dënon Kinën me 24 miliardë dollarë

Një gjykatës federal në Missouri e shpalli qeverinë kineze përgjegjëse për fshehjen e fillimit të pandemisë së COVID-19 dhe për grumbullimin e pajisjeve mbrojtëse....

Shtyhet Barça-Osansuna, ndahet tragjikisht nga jeta doktori i skuadrës së katalanasve

Ndeshja mes Barcelonës dhe Osasunës në La Liga është anuluar pak minuta para fillimit të saj, pasi është mësuar për ndarjen e parakohshme nga...

Lajme të tjera

Web TV