Artizania zadrimore/ Dada Vida mban gjallë traditën prej 50 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ky kostum që mbaj veshur ka më shumë se 100 vjet, është kostumi tradicional i zonës së Zadrimës, ku, mes vështirësive, është ruajtur dhe është si në ditën e parë nga duar të arta të Dada Vides, e cila vazhdon të mbajë gjallë ende traditën e Zadrimës.

“Me modelin, ke pasur për ta endur në fije, e fut në veke për ta punuar. Pastaj kalon te pjesa e qëndisjes dhe shpjegon si bëhet punimi me gjilpërë”.

Më shumë se 50 vjet, artizania zadrimore ka kaluar duke u marrë me tezgjah, zanat të cilin e ka trashëguar.

Kam më shumë se 50 vjet, ma kanë mësuar kunatat dhe nëna. Marr shumë kënaqësi, më duhej të punoja vetë për të bërë gati pajën. Pajën e kam bërë të gjithën me veke dhe gjilpërë”.

Qetësinë ajo e gjen teksa punon në tezgjah, duke endur me pasion fijet e një tradite shekullore.

Kur kam kohë të lirë, vij dhe punoj në veke, qetësinë e gjej këtu. Kënaqem shumë kur më thonë “Dada Vide, a do ma veshësh kostumin?” Më dukeni të gjitha të bukura. Kjo është pasuria më e madhe; të më japësh gjithë botën, nuk e nxjerr nga shtëpia”.

Zadrima është një pararojë e kësaj tradite të shkëlqyer, pasi është i vetmi vend që përdor ende masivisht veshjet tradicionale të trashëguara nga të parët, dhe ruhen me fanatizëm nga gratë e kësaj zone./k.k

Të fundit

Mezi po presim qeverinë e re… që të na shpëtojë!

Nga Leonard Veizi U votua! Sovrani foli! U votua me dashuri. U numërua me emocione. Tani nisin akuzat Për fituesit – edhe këtë...

Numërohen gati 20% e votave në Tiranë, ja si ndahen mandatet

Kur janë numëruar gati 20% e votave në Qarkun e Tiranës, parashikimi i ndarjes së mandatave favorizon Partinë Socialiste, që duket se do të...

ZGJEDHJET/ Thellohet diferenca mes PS dhe PD! Garë e fortë për vendin e tretë

Janë numëruar 1318 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas. Numërimi nuk ka nisur në gjithë qarqet,...

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 9,410...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Lajme të tjera

Web TV