Lulzim Basha i mbetur vetëm drejt zgjedhjeve të 11 majit, po tenton të futet mes FarUestit të koalicionit të Sali Berishës përballë Edi Ramës.
Pasi doktori e la jashtë listë, dhe nuk e ftoi me sherifat e tjerë të koalicionit madhështor, Basha do e sfidojë babain e tij politik, me një kaubojs origjinal, Eduart Ndocajn.
” Je shume vonë z.Berisha. Një kaubojs ka Shqipëria. S’të bën një kapele kaubojs z.Berisha, por koherenca. Demokratët euroatlantike do jenë fitues në çdo cep të Shqipërisë. Ju garantoj se kryeministër i ardhshëm do jetë Lulzim Basha. Fitore.”
Përpos përpjekjes, Basha edhe në këte zgjedhje nuk është origjinal, pasi ish deputeti kaubojs ka qenë një eksperiment, i dështuar, i Edi Ramës.
Në Vlorë, Basha i ka vjedhur Idrizit dhe Berishës, deputetin çam Gëzim Ademaj, ndërsa në Berat ka marrë Shemsi Prenccin, rekordmenin e ndërrimit të partive.
Vetë Basha do të kryesojë listën e Tiranës, por jo si kryetar. Partinë ia ka lënë Endri Hasës, të cilin e përdor sa herë për veprime që nuk i kryen dot me dorën e tij./ S,M