Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social Facebook pamje nga takimet e zhvilluara me kabinetin e qeverisë.
Në fokus të këtyre takimeve kanë qenë programi qeverisës deri në përmbyllje të këtij mandati, si dhe projeksionet për mandatin e katërt në zgjedhjet e ardhshme. Siç Rama e ka përmendur më herët, ky mandat do ta sjelli Shqipërinë më pranë BE-së./ S.M