Berisha nxin vendin në mediat greke, reagon Rama dhe ironizon me bufin e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plot 6 muaj nga nisja e bisedimeve, progresi i Shqipërisë për integrimin është vlerësuar nga vetë Bashkimi Europian dhe më 18 mars vendi ynë mban konferencën e katërt ndërqeveritare. Por kreu i PD-së Sali Berisha, përballë mediave greke, nxin imazhin e vendit, duke thënë në një intervistë për “Liberal” se Shqipëria nuk e meriton integrimin, pasi nuk ka plotësuar aktualisht asnjë kriter.

Brukseli dhe Tirana kanë hapur 7 kapituj, janë në proces për 17 të tjera dhe nuk janë prekur ende 9 kapituj të fundit. Në absurditet, pasi i bëri thirrje fëmijëve të bojkotojnë mësimin dhe shpalli protestë më 15 mars për TikTok, ditën e masakrës së Gërdecit, Sali Berisha madje, thotë se një prej arsyeve pse Shqipëria nuk duhet të futet në BE, është edhe mbyllja e rrjetit social, masë që qeveria mori për mbrojtjen e fëmijëve pasi e kërkuan 90% e prindërve që luftojnë për edukimin e tyre.

“Në mënyrë absolute Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter. Arreston në vitin elektoral 3 liderë të opozitës, një vend që u merr mandate me gjykata kundërshtarëve politikë se i kontrollon ato, një vend që kontrollon mediat në mënyrë të pamëshirë dhe shpall se do mbyllë rrjetet sociale TikTok-un”, tha Berisha. Berisha ndalet edhe tek çështja e detit, ku në një seri intervistash për mediat greke ka deklaruar se do ta rikthejë atë nëse kthehet në pushtet. Një marrëveshje të firmosur prej tij në 2009, por që u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Kreu i PD flet edhe për çështjen e Fredi Belerit, kur thotë “Rama i korruptuar i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë me paraburgimin e Fredi Belerit, me dëshmitarë të rremë, pasi kishte përvetësuar një kanion (të Gjipesë) prej shumë hektarësh dhe iu bind oligarkëve”, thotë për Liberal, Sali Berisha.

Për një politikan që synon të marrë pushtetin me një koalicion me 26 parti, shumica kryetar partish anonime pa asnjë peshë politike, të thuash para një shteti që na rrezikon me veto për çështjen “Beleri”, se Shqipëria nuk e meriton në asnjë pikë integrimin në familjen e madhe europiane, është shumë të besosh ndonjë premtim të mundshëm elektoral të tij, se do luftojë për anëtarësimin në BE. Ndërkohë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka ironizuar intervistën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Lexo edhe :  Rama hap zarfet e kandidatëve për deputetë! Sa nga grupi parlamentar rrezikojnë

Rama ndau dje në rrjetet sociale një foto ku shquhet titulli i një interviste të kreut të PD, ku flet për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë. Rama bashkangjitur titullit ka vendosur një buf të lagur, duke risjell në vëmendje etiketimin që i ka rezervuar opozitës dhe veçanërisht Berishës gjatë muajve të fundit: “Buf i kënetës”. Rama bashkangjitur fotos ka ndarë dhe disa “emoji”, të cilat ilustrojnë qëndrimet e kryeministrit mbi qëndrimet e kreut të PD. “Bufi, pështirosja, mashtrimi, djallëzia”, janë disa prej elementëve të përzgjedhura nga kryeministri Edi Rama./    S,M

Të fundit

Simbolizojnë Ditën e Verës,si të përgatisni ballokumet e Elbasanit. Ja ingredienti sekret

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht...

Në betejë me kohën, Rudiger dhe Courtois rrezikojnë ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos

Real Madrid ka kaluar me sukses provën në derbin e vogël të Madridit kundër Vallecanos, duke fituar 2-1. Ajo e djeshmja ishte një antipastë për...

Studimi tregon pse planeti Mars ka ngjyrë të kuqe

Marsi është një nga planetët më të studiuar në sistemin tonë diellor për shkak të afërsisë me Tokën dhe numrit të madh të anijeve...

Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake! Prindërit e viktimës futen në Gjykatë

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç, akuzohet për vrasje në rrethana...

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer në flakë. Anijet besohet se...

Lajme të tjera

Web TV