Gripi i shpendëve/Ekspertët: Rrezik i ulët për njerëzit por shkakton dëm të madh ekonomik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gripi i shpendëve është konfirmuar në një nga fermat më të mëdha të pulave në Shqipëri, duke shkaktuar masa të rrepta nga autoritetet. Mbi 68 mijë pula dhe rreth 400 mijë vezë janë bllokuar, ndërsa Agjencia e Veterinarisë dhe Ushqimit siguron qytetarët se nuk ka produkte të infektuara në treg.

Në një intervistë për “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH, ekspertët theksojnë se nuk ka rrezik për konsumatorët nga ushqimet e kontaminuar nëse ato gatuhen siç duhet, por shtojnë se gripi i shpendëve mbetet një kërcënim serioz për industrinë e shpendarisë dhe ekonominë e vendit.

Sipas epidemiologut Kujtim Mersini, ky virus është një pandemi globale te shpendët e egër dhe përhapet me lëvizjen e tyre edhe te shpendët e butë. Ai thekson se nga viti 2020, prania e gripit në fermat industriale është bërë e përvitshme, duke u kthyer kryesisht në një problem ekonomik. Megjithëse rreziku për njerëzit sot për sot mbetet i ulët, shqetësimi kryesor lidhet me faktin se shtami H5N1 i këtij gripi po transmetohet edhe te gjitarët. Për këtë arsye, fermat janë vendosur në karantinë, shpendët e infektuar janë asgjësuar dhe produktet e dyshuara janë eliminuar.

“Gripi i shpendëve është pandemi globale sa i përket shpendëve të egra,. Pra ndodhet në të gjithë botën dhe me lëvizjen e shpendëve të egër transmetohet edhe të shpendët e butë. Prania e gripit në pulari industriale është problem ekonomik në radhë të parë. Hasja është pothuajse e përvitshme nga 2020 deri më sot. H5N1 problemin e ka se tani po transmetohet tek gjitarët dhe nuk po qëndron më vetëm te shpendët. Rreziku te njerëzit sot për sot është i ulët. Fermat janë në karantinë, shpendët janë asgjësuar dhe janë eliminuar edhe produktet si vezë që i përket periudhës së dyshimit dhe sigurisht dhe konfirmimit të pranisë së gripit”, tha Mersini.

Ndërkohë, ekspertja e sigurisë ushqimore Ana Vuksani shpjegon se H5N1 është veçanërisht i rrezikshëm, pasi përhapet shpejt dhe shkakton normë ngordhjeje nga 80 deri në 100%. Kjo, sipas saj, shkakton dëm të madh ekonomik pasi sjellë mungesë të mishit të pulës dhe vezëve në treg, si dhe rritje të çmimeve.

Lexo edhe :  “Ne jemi garancia”, Rama: Derisa të futemi në BE, ka shumë rëndësi se kush qeveris

“Gripi i shpendëve është një sëmundje virale që prek shpendët që nga shtegtarët deri tek shpendët që mbahen në oborret dhe fermat e fermerëve. Ka disa shtame të këtij gripi dhe H5N1 është më i rrezikshmi dhe ajo që është probleme është se ku grip shkakton në dëm ekonomik të madh pasi përhapet shumë shpejt dhe është shumë agresiv dhe ngordhja është shumë i madh nga 80-100 %.

Dënimi ekonomik kërcënon me mungesë të mishit të pulës dhe vezë që do të sjellë edhe rritje të tyre. Gripi i shpendëve transmetohet te njeriu por nuk shkakton një dëm shumë të madh në organizmin njeriut deri më tani.  Ata që preken nga ky grip janë kategoritë që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me pulat, nga veterinerët, fermerët që u shërbejnë këtyre pulave, punonjësve që punojnë në pulari dhe thertore. Ky grip në SHBA ka prekur edhe kafshë të tjera. Simptomat janë të ngjashme me të gjithë gripat e tjerë. Kafshët e prekura me grip duhet të asgjësohen dhe kjo bëhet në kushtet specifike që bëhet nga personat dhe agjencitë e autorizuara”, tha ajo.

Edhe pse gripi i shpendëve mund të transmetohet te njeriu, Vuksani qetëson qytetarët duke theksuar se deri tani nuk ka shkaktuar dëme të rënda te njerëzit. Grupet më të rrezikuara janë fermerët, veterinerët dhe punonjësit e fermave dhe thertoreve.

“Sa i përket ushqimit duhet të sigurojë konsumatorin se nëse i gatuajmë në temperaturën e duhur edhe po të jetë virusi nuk mund të transmetohet te njeriu. Duhet të shmangim kontaktet me pulat kur shkoni në vende ku ka pula dhe duhen parandaluar tregjet e hapura të pulave patave dhe rosave dhe duhet të evitohen nga njërit këto gjëra që të mos transmetohet ky virus. Nuk ka raste që të ketë transmetim të virusit nga ushqimet e gatuara në mënyrën e duhur te njeriu”, tha Vuksani./    S,M

Të fundit

Vrasja e Martin Canit, mbahet seanca paraprake! Prindërit e viktimës futen në Gjykatë

Në Gjykatën e Tiranës po mbahet seanca paraprake për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Autori i vrasjes, 14 vjeç,...

Përplasen dy anije në Detin e Veriut, njëra shpërthen në flakë

Një anije cisternë nafte dhe një mallrash janë përplasur në Detin e veriut. Siç raporton BBC, cisterna ka shpërthyer në flakë. Anijet besohet se...

Analisti Çupi: Të gjithë ministrat e Berishës janë objekt për SPAK-un

Analisti Frrok Çupi tha në një studio televizive se kryeministri Rama është kujdesur që këto zgjedhje të mos i japë zë grindjeve brenda PS-së. Megjithëse...

Çdo të ndodhë me TikTok? Trump: Jemi në bisedime me 4 grupe që duan ta blejnë

Uashingtoni është në bisedime me katër grupe të interesuara për të blerë platformën TikTok. Kështu ka deklaruar sot Presidenti amerikan Donald Trump, teksa aplikacioni...

Dy kushtet e ruses që “nuk u plotësuan” në dasmën e saj me korçarin

Nga një vajzë ruse, Elizabeta Biba tashmë është një nuse shqiptare. E martuar me një djalë nga Korça, në studion e “Aldo Morning Show”...

Lajme të tjera

Web TV