I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë në plazhin e Gjirit të Hartës 49-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është gjetur trupi i pajetë i 49-vjeçarit nga Tirana, Naim Likometi, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit 2025.

Mësohet se Naim Likometi është gjetur i mbytur nga policia në plazhin e Gjirit të Hartës.

Policia nisi kërkimet në det pasi mesditën e sotme në breg të detit në Ksamil, ata gjetën fillimisht një palë rroba dhe një telefon celular, që sipas familjarëve, i përkasin 49-vjeçarit.

Sipas burimeve, 49-vjeçari i cili zotëronte një banesë në Ksamil, por që është rezident në Tiranë, është larguar nga shtëpia e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 8 marsit dhe që nga ai moment nuk ka pasur më asnjë kontakt me familjarët apo miqtë e tij.

Sipas burimeve nga familja Likometa telefoni celular i 49-vjeçarit ka qenë aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, por pas kësaj ore ka rezultuar i fikur./k.k

Të fundit

Shpërthen vullkani në Guatemalë, qindra qytetarë evakuuohen nga shtëpitë e tyre

Autoritetet e Guatemalës evakuuan rreth një mijë njerëz pas shpërthimit të vullkanit më aktiv të Amerikës Qendrore vullkanit Fuego. Banorët...

Arsyet e vizitës surprizë të shefit të NATO-s në Kosovë

Nga Krenare Cubolli, REL Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), Mark Rutte, pritet ta shfrytëzojë vizitën e tij në Prishtinë, më 11...

Grevë në 13 aeroporte të Gjermanisë, anulohen katër fluturime nga Prishtina

Një grevë njëditore në 13 aeroporte gjermane çoi në pezullimin e shumicës së fluturimeve, përfshirë katër fluturime nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”. Lajmin...

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit stërvitje të përbashkët me FA-të në Zall Herr

Ambasada e SHBA në Shqipëri ka njoftuar në rrjetet sociale se sot fusha e futbollit në Zall Herr u shndërrua në një terren stërvitor...

Ironizon juristi/ Mijëra të sapo diplomuar duan të katapultohen deputetë për 24 orë

Juristi Kreshnik Spahiu flet për kandidaturat për deputetë në PS, nisur edhe nga deklarata e Ramës se shumica e grupit parlamentar do të garojë në listë...

Lajme të tjera

Web TV