“Koalicion historik me PD”/ Meta flet nga burgu: PL siguron grup parlamentar me dy shifra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë është transmetuar edhe audio-mesazhi i presidentit të kësaj partie, Ilir Meta, nga paraburgimi.

Ilir Meta është shprehur i bindur se koalicioni me PD-në do të sjellë rotacionin politik në vend më 12 maj.

“Koalicioni historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe rrugën e re të realizimit të programit tonë politik që i jep fund shpopullimit të vendit.

Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Ne do të jemi krenar më 12 maj në përmbysjen e narkoregjimit dhe narkoekonomisë që jo vetëm kanë dëbuar 1 milion shqiptarë, por kanë zhytur në varfëri ekstreme edhe 42% të popullsisë së mbetur. Ky është një koalicion vlerash, që në themel të të cilit qëndron patriotizmi dhe vlerat e familjes.

Partia e Lirisë ka edhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga kodi antidemokratik i Rilindjes ku do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në prill 2021. Megjithatë, ne do të kemi një grup parlamentar dyshifror për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues. Prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e thellë. Është shumë e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate sepse kjo na ndihmon edhe ne për të fituar më shumë mandate në listat e hapura. Në marrëveshjen e koalicionit janë të 5 prioritetet e Partisë së Lirisë./e.t

Të fundit

Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, takon drejtorët dhe nënkryetarët

Kryeministri Edi Rama ishte sot pasdite Bashkinë e Tiranës për të zhvilluar një takim me drejtorët e bashkisë së Tiranës dhe...

Banda e Niklës që vidhte VIP-at! Çmontohet grupi në Francë

Policia franceze ka çmontuar një bandë kriminale shqiptare, që kishte kryer rreth 50 grabitje në vilat dhe rezidencat e personazheve publikë, si futbollistë, pilotë...

Emetimet e gazeve serrë mund të kërcënojnë funksionimin e satelitëve

Rritja e niveleve të emetimeve antropogjene të gazeve serrë në atmosferë mund të zvogëlojë numrin total të satelitëve që mund të orbitohen në mënyrë...

Muskujt artificialë pritet të heqin dridhjet e Parkinsonit

Dridhjet të shkaktuara nga Parkinsoni mund të eliminohen duke aplikuar aktuatorë të lehtë dhe të heshtur në gjymtyrët që veprojnë si muskuj artificialë, sipas...

Aktori i njohur amerikan, Simon Fisher Becker ndahet nga jeta në moshën 63-vjeçare

Aktori Simon Fisher-Becker, i njohur më së shumti për rolet e tij në “Harry Potter” dhe “Doctor Who”, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Vdekja...

Lajme të tjera

Web TV